‘Në Librari’/ Romani i Budinës "Nata e zjarrit të bardhë"! ‘Çmimi i Atdheut’ i Canosinajt dhe libri për fëmijë "Hajdutja e buzëqeshjeve"

 

Titulli: “Nata e zjarrit të bardhë”

Autor: Edmond Budina

Shtëpia botuese: “Barleti”

Çmimi: 1000 lekë

Një roman që sjell një rrëfim unik në formën e një metafore, ku personazhet e madje dhe objektet, sillen midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës e kontrasteve të thella simbolike. Në “Natën e zjarrit të bardhë” me autor artistin Edmond Budina, ngjarjet zhvillohen brenda një nate, në tri pjesë që reflektojnë makth, jerm dhe përjetime. Dhe ato të një teatri që flet, e dëshmon në vet të parë rrënimin e tij.

 “Ngacmimi është realiteti shqiptar, por mbi të gjitha është ajo eksperiencë e jashtëzakonshme që kam kaluar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Natyrisht ngjarjet janë të trilluara por shtysa është pikërisht ajo dhe kjo më ka bërë që të tregoj realitetin shqiptar ashtu si është, në të vërtetën e tij të mirë dhe të hidhur njëkohësisht. Romani është një metaforë ku jam nxitur prej një lloj filozofie hermetike, prej simbolizmave të ndryshëm. Jam përpjekur që të bëj një gjë krejtësisht të veçantë edhe në mënyrën e të ndërtuarit të romanit”, shprehet autori i romanit Edmond Budina.

 

Titulli: “Çmimi i Atdheut”

Autor: Viktor Canosinaj

Shtëpia botuese: “Dyrrah”

Çmimi: 1200 lekë

Mbi një sfond historik që fillon prej pushtimit Osman, ku në Tiranën e sapo ngritur vijnë Bargjinët romani i Viktor Canosinajt “Çmimi i Atdheut” ndërton linjën e parë të rrëfimit, e cila gërshetohet me një tjetër periudhë, atë të Luftës së Dytë Botërore. Dy kohët i bashkon Ravig Domiani, protagonisti e familja e tij, duke shpalosur një sërë ngjarjesh mes luftërave, përplasjeve për pushtet, gëzimeve e tragjedive,

“Ka ardhur si ngacmim nga saga e gjatë pothuaj 200-vjeçare e Luftës mes dy fiseve të mëdha shqiptare, të zonës Tiranë-Krujë, Bargjinëve dhe Toptanëve, për sundimin e Tiranës. E thënë më thjesht për lavdi pushtet, para..., për të gjitha këto që  janë të vjetra sa vetë njerëzimi. Po e veçanta e kësaj lufte 200-vjeçare është fakti që ka disa elementë arketipore shqiptar të të gjitha kohërave, madje që vijnë deri në kohët tona... Një nga përbërësit më romantikë më të ëmbël të romanit është historia e një mesoburri, djali i një prindi dhe gjyshi idealist i cili jeton muajt e fundit të jetës, dhe fati e do që në këto periudhë të përjetoj një histori të rrallë me një grua të huaj që vjen në Shqipëri për shkak të luftës dhe përndjekjes. Ky fat pak ndryshon nga linja tjetër, të dy fatet janë tragjike për heroin kryesor...”, thotë shkrimtari Viktor Canosinaj.

 

Titulli: “Hajdutja e buzëqeshjeve”

Autore: Sevi Lami Agolli

Shtëpia botuese: “Albas”

Çmimi: 550 lekë

 Të mësosh duke u argëtuar! Libri “Hajdutja e buzëqeshjeve” e autores Sevi Lami Agolli, fton vogëlushët nga 8-12 vjeç që përmes aventurave të personazheve të njihen me rregullat që do t’i orientojnë që tu shmangen apo të kapërcejnë situata të rrezikshme. Botimi është vlerësuar me çmimin e parë të Fondit të  krijimtarisë letrare për fëmijë, nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për njohjen e mirë të botës së fëmijëve, përshtatjen e bukur të gjuhës dhe interpretimet letrare të gjetura nga autorja.

“Ky libër mendoj se është një domosdoshmëri për fëmijët e kësaj grupmoshe, duke qenë se janë në periudhën e pubertetit. Periudhë e cila është mjaft delikate për rritjen e tyre, që shoqërohet me shumë problematika. Në këtë libër trajtohen disa ngjarje,  ndodhi a dukuri natyrore, pasojat e të cilave lënë disa frikëra te fëmijët. Për shembull këto dukuri mund të jenë tërmetet, zjarret, aksidentet, ngacmimet në shkollë etj. Për t’i përballuar dhe për të shmangur frikën që lënë këto ngjaje në këtë libër jepen disa rregulla të dhëna me një gjuhë mjaft të këndshme dhe gazmore që fëmijët ti përthithin sa më lehtë dhe sa më këndshëm”, thotë autorja Sevi Agolli Lami.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë