‘Në Librari’/ Emigracioni, shkrimtarja greke që shkroi për shqiptarët! Kampioni i botës zbulon ‘Artin e të mësuarit’! ‘Përrallat e të dashuruarve’ si ‘dhurata ideale’!

Kristina Frangeskaki është e para shkrimtare greke që i dedikon një libër një familje shqiptare, duke u bërë përmes rrëfimit zëri i përjetimeve të tyre. Romani "Këtu është parajsa" sjell dramën e emigracionit, ku autorja vesh petkat e nënës, atit e birit dhe përshkruan si të qe një ndër ta gjithë çka ngjan në  gjirin e familjes, të vendosur në ishullin Rodos të Greqisë.

Titulli: “Arti i të mësuarit”

Autor: Josh Waitzkin

Shtëpia Botuese: “Minerva”

Çmimi: 1200 lekë

Niset nga përvoja personale autori Josh Waitzkin e përmes një udhëtimi të brendshëm, ku harmonizon fuqinë e mendjes, shpirtit e fiziken i përçon lexuesit "Artin e të mësuarit".  Kampion bote në shah dhe në artet marciale, Waitzkin përmes romanit të tij zbulon parimet që të bëjnë të menaxhosh kohën, të rifitoesh energjitë pas 'mundjes', apo të dominosh konkurrencën dhe të jesh më i miri në atë që bën.

Titulli: “Përrallat e të dashuruarve marrëzisht”

Autor: Jean-Jacques Fdida

Shtëpia Botuese: “Papirus”

Çmimi: 2000 lekë

Legjenda, përralla, tregime e rrëfenjat më të bukura nga kultura të ndryshme. "Përrallat e të dashuruarve marrëzisht" është i treti libër i kolanës "Përralla dhe i urti". Me të gjitha koloritet e shqipërim të kuruar me sqimë nga Saverina Pasho, libri i përshtatshëm për të gjitha moshat  që ka bërë për vete miliona lexues nga e gjithë bota, sjell rrëfime romantike e argëtuese duke të përfshirë në një rrugëtim imagjinar e relaksues në kohë e vende nga të 7-ta kontinentet.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë