Në librari/ “Greqia dhe Ballkani” nga shek. V në ditët e sotme! Libri i parë i Irës, financieres së apasionuar pas poezisë! Për vogëlushët ‘Kapitenia Rozali’ !

Rubrika “Në Librari”j vjen këtë fundjavë me tri tituj të rinj.

Titulli: “Greqia dhe Ballkani, I – Nga shekulli V në ditët tona”

Autor: Olivier Delorme

Shtëpia Botuese: “Fan Noli”

Çmimi: 3000 lekë

Vëllimi i parë i librit “Greqia dhe Ballkani” me autor shkrimtarin dhe historianin francez Olivier Delorme që në faqet e para sjell një qasje unike e të bazuar mbi referenca, mbi atë që kanë qenë Perandoritë bizantine dhe otomane, tiparët dhe gjurmët e tyre në ditët e sotme.

Titulli: “E paepura”

Autor: Ira Koçi

Shtëpia Botuese: “EDLORA”

Çmimi: 500 lekë

Është financiere në profesion, por Ira Koçi ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 14-vjeçare. Nga blloku i shënimeve të botuara, “E paepura” shënon librin e saj të parë me poezi, të cilat i përzgjedh prej fillimeve deri në vitin 2021. Diana Çuli që redakton këtë botim evidenton në të dukuritë shoqërore, përsijatjet ekzistenciale dhe kujtesën paralele historike që zë vend në shtratin poetik të autores së re.  

Titulli: “Kapitenia Rozali”

Autor:  Timothee de Fombelle

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 800 lekë

“Le figaro” e ka përzgjedhur si një nga tre librat, përmes të cilit mund t’ju shpjegohet fëmijëve Lufta e Parë Botërore. ‘Kapitenia Rozali’  nga shkrimtari i njohur francez Timothee de Fombelle, tregon historinë e një vogëlusheje 5-vjeçare që vuan mungesën e të atit, i cili ka shkuar në Luftë. Rrëfimi vjen me një gjuhë të ngrohtë e të thjeshtë të harmonizuar me ilustrimet e Isabelle Arsenault.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë