'Në Librari'/ Malaj sjell në shqip ‘Skënderbeun’ e Julius Piskos! ‘ Bestselleri i King dhe botimi special '4 Stinë Përrallore’ nga familja Qafoku

Rubrika “Në Librari” vjen këtë fundjavë me tri tituj të rinj.

Titulli: “Skënderbeu”
Autor: Julius Pisko
Botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike

Në 162 faqe të ndarë në 18 kapituj, studiuesi Edomond Malaj sjell në shqip librin “Skënderbeu” të Julius Piskos, të parit historian gjermanofonë, që sipas Fan Nolit, ka shkruar një biografi të detajuar për Skënderbeun. Malaj si përgatitës i kësaj monografie e konsideron nga botimet më të rëndësishme të shekullit të XIX, të shkruara për Skënderbeun.

Titulli: “Loja e Geraldit”
Autor: Stephen King 
Shtëpia botuese: “Albas”
Çmimi: 1600 lekë

Autor i mbi 50 librave bestseller, “Loja e Geraldit” si një nga veprat më sfiduese të  Stephen King vjen në shqip. Një novel e suksesshme e ekranizuar 6 vite më parë, ku autori hulumton në psikën femërore teksa e vendos personazhin e tij në situata tmerrësisht ekstreme. Ajo që duhet të ishte një fundjavë në çift,  larg zhurmës së qytetit, kthehet në mankthin më të madh të Xhesit.

Titulli: “4 stinë përrallore”
Autore: Ardita Bufaj & Klodian Qafoku
Shtëpia botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1500 lekë

E frymëzuar nga vogëlushët por edhe personazhe të njohur të artit, pianistja Ardita Bufaj dhe bashkëshorti kompozitor Klodian Qafoku sjellin librin për fëmijë “4 stinët përrallore”  të ilustruar nga vajza e tyre Liza.  12 përrallëzat shoqërohen me miniatura në piano nga dy parte, që  vogëlushët, mund të luajnë me mësuesit e tyre dhe do të vijnë edhe në versionin audioobook përmes zërit të Aktores Elona Hyseni.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës