Titulli: “Vajza që donte të shpëtonte librat”
Autor: Klaus Hagerup
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 750 lekë
Lexonte kudo e në çdo kohë, Ana i adhuronte librat. Aq sa merr përsipër misionin për të shpëtuar nga rreziku titujt në bibliotekë që nuk i huazon askush. “Vajza që donte të shpëtonte librat” i shkrimtarit të njohur norvegjez Klaus Hagerup vjen në shqip nga Flavia Maca, përkthyese dhe mësuese shqiptare në vendlindjen e autorit. Me një gjuhë të pasur, libri nuk duhet humbur nga të dashuruarit pas leximit, e njëherazi i shoqëruar me ilustrimet fantastike të Lisa Aisatus ka potencialin të frymëzojë ata vogëlushë që kanë lexuar pak, jo vetëm të zbulojnë se si Ana kërkon të shpëtojë librat, por edhe të ndjekin shembullin e saj.
2 libra një autor
Titulli: “Shprehia e vetëbrohoritjes”
Autor: Mel Robbins
Shtëpia Botuese: “Albas”
Çmimi: 1000 lekë
Titulli: “Rregulla e 5-sekondëshit”
Autor: Mel Robbins
Shtëpia Botuese: “Albas”
Çmimi: 1200 lekë
Konsiderohet si një nga ekspertet më të mira amerikane, që frymëzojnë njerëzit për sukses në punë dhe në raportet ndërpersonale. Dëshmitë në blogun e Mel Robbins që ka afro 20 milionë vizitorë çdo muaj tregojnë se librat e saj motivues, ku ofron një sërë zgjidhjesh efektive, psikologjike e sociale i kanë nxitur të kapërcejnë limitet, duke gjetur rrugën për të përmbushur objektivat. Era dhe Adela Buçpapaj sjellin për lexuesin shqiptar dy tituj motivues të Robbins, “Shprehia e vetëbrohoritjes” dhe “Rregulla e 5-sekondëshit”.
Titulli: “Kikirika Xhons dhe qyteti i ilustruar”
Autor: Rob Biddulph
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1150 lekë
Gjatë izolimit të pandemisë ai arriti të bënte për vete mbi 45 mijë familje me të rritur e vogëlushë që e ndiqnin dhe vizatonin e pikturonin me të. Fitues i një sërë çmimesh prestigjioze, autori dhe ilustratori i njohur anglez Robb Biddulph vjen në shqip me librin për fëmijë “Kikirika Xhons dhe qyteti i ilustruar”, të përkthyer nga Petro Plasa. Përdor fantazinë e tij, të dhëna interesante për artin pamor që i harmonizon me letërsinë artistike për të mbërthyer lexuesit e vegjël në një botë magjike, ku raportet në familje dhe miqësia janë thelbësore.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49%
-
Jo
36.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: Monografi për Arben Bajon, ‘Më quajnë Lusi Barton’ e ‘Donika dhe Gjon Kastrioti Skënderbeu në Itali’! ‘Tim biri’ te ‘Melodia e Vargut’
5 Janar, 07:31
-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
29 Dhjetor 2024, 07:22
-
Tre tituj të rinj: "Antologjia e poezive më të bukura në botë", "14 këngë popullore shqiptare" e "Fatmir Haxhiu, Piktori i historisë"! 'Melodia e Vargut' tek poezia e Merinit
22 Dhjetor 2024, 08:57
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! ‘Dollia shqiptare’ nga Sherif Bundo, ‘Shtatë dritare’ nga Virion Graçi dhe ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve’
15 Dhjetor 2024, 08:00
-
Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon
8 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të rinj! Nga ‘Paraleli 42’, ‘Tekno-Broni’ te ‘Rrezefati’
1 Dhjetor 2024, 12:40
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor 2024, 10:50
-
'Në Librari' vjen me 3 tituj të rinj! Nga 'Shtëpia e verdhë' e Bashkim Hoxhës, 'Shi me baltë' i Mero Bazes te 'I rënë nga qielli' nga Tom Kuka
17 Nëntor 2024, 14:25
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor 2024, 08:11
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’
3 Nëntor 2024, 07:39
-
Pas ‘Apostullit’, Ikonomi sjell Fan Nolin ‘Rebel’! ‘Tri jetët e zotit P”, një roman për dashurinë për pushtetin! ‘Vegjetariania’ e nobelistes Han Kang
27 Tetor 2024, 15:33