Rubrika “Në Librari” përgatitur vjen këtë fundjavë me tri tituj të rinj.
Titulli: “Në kërkim të origjinës së Valleve e Kangës shkodrane”
Autor: Robert Prennushi
Shtëpia Botuese: “BERK”
Çmimi: 1000 lekë
Libri “Në kërkim të origjinës së Valleve e Kangës shkodrane” (pjesë e kolanës “Rradhonjtë e Shejzave”) me autor Robert Prennushin, vjen si një dëshmi studimore e burimit të lashtë të pasurisë etnografike të qytetit. Autori, i sjell këngët e vallet të notizuara, shoqëruar me 115 mikroskena etnografike shpjeguese. Përfshihet në analizë Rituali i Dasmës Shkodrane me Vallet e Shtregullat në Festën e Pranverës, që datojnë mbi 600 vjet më parë, e për të cilat është shprehur mendimi që të njihen si pasuri e UNESCO-s.
Titulli: “12 mentalitete”
Autor: Bilal Kola
Shtëpia Botuese: “UET”
Çmimi: 1200 lekë
Janë “12 mentalitete” të autorit Bilal Kola, në 12 kapituj, që mund t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën e suksesit, duke nisur nga përmirësimi i jetës personale, ndërveprimi social dhe përmbushja profesionale. Përmes ekspriencës vetjake, por edhe referencave, libri i Kolës , që së shpejti do të përkthehet në anglisht, ju motivon të jepni më të mirën, duke shmangur faktorët që zbehin ‘dritën’ tuaj.
Titulli: “Telefoni me cicërima”
Autor: Shkëlzen Zalli
Shtëpia Botuese: “ADA”
Çmimi: 300 lekë
Me poezitë e Shkëlzen Zallit u rritën breza. Ribotimi pas 36 vjetësh i librit të tij “Telefoni me cicërima”, jep mundësinë vogëlusheve të pasurojnë bibliotekën e tyre me vjersha argëtuese që vijnë përmes një gjuhe të ngrohtë dhe edukuese. Janë vargje të mençura, të pasura me mesazhe e figura letrare që shoqërohen nga ilustrimet plot fantazi të piktores Dolli Gjinali. Studiuesja Klara Kodra që shkruan parathënien e librit, për autorin e ndarë nga jeta tre vjet më parë, i konsideron poezitë e Shkëlzen Zallit, si të llojit të parë.
Komente






