‘Në Librari’/ ‘Tingulli magjik’, Voshtina njeh vogëlushët me Operën! ‘Kokë e këmbë në dashuri’ një komedi romantike nga Tessa Bailey

Titulli: “Kokë e këmbë në dashuri”

Autor: Tessa Bailey

Shtëpia Botuese: “Pegi”

Çmimi: 1200 lekë

Autorja bestseller Tessa Bailey e  nis komedinë romantike “Kokë e këmbë në dashuri”, me bisedat miqësore në chat të Hanës dhe Foks. E para, ndonëse punon në një kompani filmike, është një vajzë që ka zgjedhur ngaherë të qëndrojë ‘në radhët e fundit’ pa rënë në sy, e gatshme të ndihmojë të tjerët, Ndërsa tjetri një peshkatar ‘kazanova’ joshës. Por, si do të kryqëzohen rrugët e të dyve, ndërsa Hana, edhe përmes këshillave të mikut të saj të ngushtë, do të përpiqet t’i fitojë zemrën kolegut të saj.

Titulli: “Të mbyturit dhe të shpëtuarit”

Autor: Primo Levi

Shtëpia Botuese: “Dukagjini”

Çmimi: 8 euro

Është libri i fundit i publikuar, që Primo Levi la pas, një vit para vdekjes plot dritëhije në 1987-ën i sjellë në shqip nga Aida Baro. “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” shkrimtari italian, e shkroi 4 dekada pas “A është vallë njeri”dhe analizon në të tragjedinë e kampeve naziste që përjetoi në vet të parë, rolin e viktimave dhe dhunuesve, rëndësinë e të dëshmuarit atë që ndodhi dhe rrezikun e shtrembërimit apo mohimit të asaj holokaustit.

Titulli: “Tingulli magjik”

Autor: Abigela Voshtina

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 800 lekë 

Violiniste dhe drejtore e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigela Voshtina njeh vogëlushët me botën magjike të operës duke i joshur përmes kryeveprës moxartiane “Flauti magjik”. Ajo zbulon gradualisht para lexuesve botën e artit klasik, duke e konkretizuar edhe përmes situatave e personazheve realë të Teatrit tonë që i sjell me humor përmes pseudonimeve.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor