‘Në Librari’ vjen me tre tituj të ri! Monografi për ‘Antikulturën’ e ‘68-s në Shqipëri, ‘Shtëpia e Zërave’ dhe ‘Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s’

NIKOLLA, MONOGRAFI PËR “ANTIKULTURËN” E ‘68-S NË SHQIPËRI

Titulli: Antikultura e ’68-s në Shqipëri

Autori: Albert P. Nikolla

Shtëpia botuese: UET Press

Çmimi: 1500 lekë

“Antikultura e ’68-s në Shqipëri” është një qëmtim në ngjarjet e 1968, të asaj se çfarë ndodhi në ShBA dhe Europë, për t’u reflektuar në disa elementë të përditshëmrisë së shqiptarëve. Një manastir katolik i mbyllur, gati në degradim të plotë, në Trento të Italisë do të bëhej shkak i nisjes së një hulumtimi të gjatë, i cili u finalizua me botimin e librit “Antikultura e 68-s në Shqipëri”.

Ishin vitet ’97-2001 kur autori po ndiqte studimet e lartë në Padova. Gjatë një kursi në Universitetin e Trentos, ai zhvilloi një vizitë në qytetin historik të rrethuar nga malet dhe u ndesh me manastirin e shkatërruar nga studentët në vitin 1968. Kjo ngjarje i shkaktoi ngacmim. Duke gërmuar mes historish zbuloi një sërë zhvillimiesh, që kishin të përbashkët vetëm vitin 1968: 8 studentë ishin vrarë në Beograd; në Shkup për herë të parë ishte marrë leje nga qeveria jugosllave për të përdorur simbolet kombëtare shqiptare; në Prishtinë ishte futur termi universitet. Po në Shqipëri komuniste, çfarë kishte ndodhur?

Në librin e tij me pesë kapituj, Nikolla e “shëtit” lexuesin në një periudhë të rëndësishme historike, duke e dërguar në ShBA, Amerikë Latine, Europë Perëndimore e atë Lindore.  Së fundi ai kthehet në Shqipëri ku vë re se kishte pasur disa iniciativa të filluara nga vete Enver Hoxha, për të cilin autori thotë se do të përdorte metodën e “kulaçit dhe kërbaçit”.

“SHTËPIA E ZËRAVE”, NJË LIBËR PËR KUJTESËN DHE IDENTITETIN

Titulli: Shtëpia e zërave

Autori: Donato Carrisi

Përktheu: Xhimi Lazri

Shtëpia botuese: Toena

Çmimi: 1500 lekë

Pietro Xherberi nuk është një psikolog si gjithë të tjerët. Ai është i specializuar në praktikën e hipnozës te fëmijët. Pacientët e tij të vegjël shpesh kanë pësuar trauma, kanë përjetuar ndodhi dramatike ose disponojnë të dhëna të rëndësishme në kujtesën e tyre të brishtë e që policia dhe prokuroria i shfrytëzojnë për hetime. Në këtë fushë, Pietroja është më i miri në tërë Firencen, ku njihet edhe si ai që përgjum fëmijët. Por, kur nga ana tjetër e botës i telefonon një kolege australiane dhe i rekomandon një paciente, Pietroja është i ndërdyshur dhe mosbesues. Hana Holl është e rritur. Në kujtesë, Hana ka të gjallë një vrasje, e cila mund të mos ketë ndodhur. Këtu zë fill pjesa e parë e triologjisë së autorit Donato Carrisi, “Shtëpia e zërave”, e cila së fundmi vjen edhe në shqip.

“HASMËRITË QË TRONDITËN TIRANËN E 1800-S” NË ARKIVAT OSMANE

Titulli: Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s

Autori: Rezarta Delisula

Shtëpia botuese: Maluka

Çmimi: 1000 lekë

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” është libri i ri i gazetares Rezarta Delisula, i cili i vendos ngjarjet në Tiranën e viteve 1800, duke treguar sherrnajat e familjeve me autoritet të asaj kohe nëpërmjet dokumenteve të arkivave osmane.

Histori e dëshmi të ruajtura në arkiva nxjerrin në dritë anë të panjohura të historisë së qytetit në shekullin e 18-të.  Dy vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë “Tirana-Mahnia”.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille