‘Në Librari’ vjen me tri tituj të rinj! Nga monografia për Çesk Zadenë në librin me 136 dokumente për Kongresin e Beratit! Në shqip libri i dytë i Kai Pannen

Titulli: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”

Autor: Vasil Tole

Botim i Akademisë së Shkencave

Çmimi: 2500 lekë

Në një monografi klasike, ku harmonizohet autobiografia dhe krijimtaria muzikore e zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore, etnomuzikologu Vasil Tole, sjell Çesk Zadenë të plotë. E konsideron, më të rëndësishmin kompozitor shqiptar, ndërsa krijimtarinë e tij më të individualizuarën të shekullit të XX, që arriti t’i shmangej ideologjisë komuniste.

Titulli: “Kongresi i Beratit dhe Shpallja e Autoqefalisë”

Autorë: Ardit Bido & Myrteza Sharra

Botim i Drejtorisë së Arkivave

Çmimi: 800 lekë

Një shekull më pas, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell përmes një 136 dokumentesh të Arkivit Qendror Shtetëror dhe Arkivit Historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme,  kronologjinë e ngjarjeve , nga përgatitjet tek diskutimet që çuan në mbajtjen e Kongresit të Beratit dhe shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse, në një moment të rëndësishëm, kur të gjithë peshkopët grek ishin dëbuar nga Shqipëria për motive të ndryshme dhe duhet të zëvendësoheshin.

Titulli: “Në të mirë dhe në të keq”

Autor: Kai Pannen

Shtëpia botuese: Mediaprint

Çmimi: 1000 lekë

Me të njëjtët personazhe si tek “24 ditë në rrjetën e Merimangës”, vjen në shqip nga Migena Sejdini libri i dytë i Kai Pannen  “Në të mirë e në të keq”, plot mesazhe dhe aventura. Përmes ilustrimeve, e një dialogu të pasur, një merimangë dhe një mizë, Mangu dhe Bizu, u mësojnë vogëlusheve më shumë për miqësinë, bashkëpunimin e botën e kafshëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë