Titulli: “Shtet i ri, burrë shteti modern - Hashim Thaçi - Një biografi”
Autorë: Roger Boyes & Suzy Jagger
Shtëpia Botuese: “Fan Noli”
Çmimi: 1500 lekë
Me librin “Shtet i ri, burrë shteti modern’, dy gazetarët anglez Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ndërtojnë jo thjesht një biografi për Hashim Thaçin, por edhe një panoramë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Botimi, prek të gjitha etapat e jetës së ish presidentit, me të cilin Kosova arriti ngjarjet më të rëndësishme nga udhëheqja e shqiptarëve në Rambuje, ndërhyrja e Nato-s te deklarata e Pavarësisë. Një kapitull i dedikohet edhe raportit të Dick Marty-n, ku autorët ngrënë pikëpyetje për motivimin politik të saj, në favor të Rusisë dhe kampit rus. Përmes argumentave, gazetarët përshkruajnë Kosovën si një vend që do paqen në kufij, por ngrënë dilemën nëse shteti i ri, sikundër ish-lideri i saj gëzojnë mbështetjen për t’ia mbërrit kësaj pike.
Titulli: “Dimri i Librave”
Autor: Bashkim Hoxha
Shtëpia Botuese: “Onufri”
Çmimi: 1000 lekë
Shkrimtari Bashkim Hoxha, zgjedh qëllimisht që romanit të tij t’i paraprijnë “Fjalët e qirit” të Naim Frashërit. Mes sfidave të krijuesit dhe shqetësimeve qytetare ai sjell për lexuesin “Dimrin e librave”. Përmes personazheve të tij, të pashkëputur nga ‘habitati’ gazetaresk e letrar, përcjell në një rrëfim të rrjedhshëm e sarkastik, beteja e dialogë në përditshmërinë njerëzore, ku provokohet me mitet e heronjtë, me absurdin, spiunët në karrierë. Ku edhe dashurohet, ashtu mes pluhurit që ngrenë librat tek hidhen...
Titulli: “Legami d’amore con il Bel Paese”
Autor: Idajet Sejdiaj
Shtëpia Botuese: “Dituria”
Çmimi: 10 euro
5 italianë të Divizionit të strehuar nga babai i tij ish-partizan në ’43-shin, që siç thotë autori Idajet Sejdiaj , ‘erdhën si pushtues e ikën si miq’, por edhe ato pak fjalë në italisht të mësuara nga gjyshja, ishin vetëm burimi i një afeksioni që do të ngacmohej tek ai për kulturën e vendit fqinj. Italishtja, gjuhë të cilën do ta jepte leksion në Akademinë Ushtarake ishte një fije lidhëse më shumë, deri në ’93-shin, kur e preku tokën ‘e premtuar’ italiane nga afër për të jetuar aty një pjesë të jetës së tij. I rikthyer në atdhe, e konsideron Italinë si një vend që i ka dhënë shumë Idajet Sejdiaj, mirënjohje të cilën e shpreh edhe në librin e tij “Legami d’amore con il Bel Paese’....