Prej dy vitesh Butrint Imeri është përfolur se ka qenë në një lidhje dashurie me aktoren Olta Beqiri pasi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në vende të njëjta.
Vetë aktorja i është përgjigjur zërave duke thënë se është beqare por nuk tha diçka konkrete për romancën me reperin.
“Njerëzit vdesin që diçka të diçka të vogël ta bëjnë të madhe. Realisht, jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë, tregon që je në një lidhje me atë person. Unë beqare jam”- tha Olta Beqiri në ‘Më lër të flas’.
Edhe Butrinti në daljet e tij televizive thotë se është beqar prej shumë kohësh. Të njëjtën taktikë ndoqi me Kiara Titon, për të cilën tha se nuk ka asgjë më shumë se shoqëri ndonëse shiheshin pranë në lokale të ndryshme.