POGRADEC - Mbetjet e një avioni të luftës së 2-të boterore jane gjetur në fundin e liqenit të Ohrit në qytetin e Pogradecit në kuadër të një projekti për evidentimin dhe zbulimin e të fshehtave të liqenit.
Një grup zhytësish nga klubi i aktiviteteve nënujore "DRAGOI" në Pogradec, bashkë me zhytës nga klubi AMFORA në Ohër kanë mundur të evidentojnë pozicionin e saktë të avionit për të cilin kishte edhe iformacione më të hershëm.
Në kuadër të projektit u filmuan dhe u evidentuan edhe shumë fakte interesante të mbuluara nga pluhuri i harresës shumëvjecare.
Zhytësit Shqiptaro-Maqedonas kanë mundur të zbulojnë koloni shumë të mëdha me gaforet e ujit të ëmbël,të cilat mendohej se ishin zhdukur rreth 30 vjet më parë, vendbanimet mbi 3000 vjeccare, sende dhe objekte të kësaj periudhe, në Lin, Buqezë, në Strugë dhe Trepccja.
U zbuluan shkëmbinj dhe barriera nënujore për të cilat skishte informacion më pare si dhe evitentuan anije luftarake të luftës së parë boterore, si dhe kanone mijera vjecare.
Gjatë projektit, i cili filloi në 28 shkurt 2015 dhe përfundoi në 31 maj 2015, u përshkuan me etapa rreth 80,322 km në thellësine nga 8-18 m.
U kryen shumë filmime dhe fotografi nënujore materiale, të cilat do i kalojnë në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të kultures.
Ideatori dhe zbatuesi i këtij projekti ishte instuktori ndërkombetar i zhytjes Milutin Sekulovski. Ndihmesë të madhe dhanë institucionet përgjegjëse në Maqedoni dhe Shqiperi, ndërsa në pjesën shqipetare të liqenit eksplorimet u kryen me ndihmën e zhytësve të klubit DRAGOI në Pogradec

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO