Një ditë pas publikimit të skandalit në Report TV se produkte të skaduara e falsifikuara tregtoheshin në shumë markete e supermarkete, dalin në dritë edhe probleme të tjera të sigurisë ushqimore.
 
Report Tv ka bërë një vëzhgim në disa supermarkete të Tiranës ku rezulton se shumë produkte ushqimore kanë probleme me cilësinë, janë të falsifikuara, nuk kanë të datat e skadencës, apo nuk janë paketuar e të mbahen në kushte optimale për produktin.
 
Rezulton se produkte të falsifikuara dhe me parregullsi vazhdojnë të qëndrojnë në këto markete.
 
Të dhënat janë të shënuara në një fletë A4 dhe në këtë qese të papërshtatshme paketimi.
 
Një tjetër produkt është paketimi me miell misri. Pa vënë në dyshim cilësinë e tij konstatohet se ky produkt ka mungesë të të dhënave.
 
Orizi që shikoni importohet nga Greqia. Të dhënat e saj në gjuhën shqipe nuk dallohen qartë.
 
Ato mund të hiqen lehtësisht me një gërvishtje të vogël, çka lë të kuptohet se ato janë shënime të bëra në mënyrë të parregullt apo duke u falsifikuar. 
Sipas AKU-së nuk kontrollohen ato produkte që nuk janë të licencuara, por ky subjekt figuron i regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
 
Në nenin 11 të Ligjit të konsumatorit thuhet për ambalazhimin e mallit që ''Shitësi është i detyruar ta shesë mallin të ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt''. Po a është ky produkt këtë qese paketimi i ambalazhuar në rregull?
 
Po në ligjin e konsumatorit thuhet se produktet që tregtohen duhet të kenë: identitetin e prodhuesit, origjinën, mënyrën e prodhimit e të përdorimit, mënyrën e mirëmbajtjes dhe garancinë e mallrave dhe numrin e niptit.
 
Mungesa e tyre në etiketë dhe paketim tregon për prodhimin e pakontrolluar duke e ekspozuar konsumatorin ndaj rrezikut.
 
 dy.b/shqiptarja.com