Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria merr 2 vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet e 'Ballkanit të Hapur'

Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria merr 2 vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet e 'Ballkanit të Hapur'

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e dyta brenda javës, janë marrë edhe 2 vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura në kuadër të Nismës së 'Ballkanit të Hapur'.

Njëra prej marrëveshjeve është skema për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa vendimi tjetër është për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja për akses në tregun e lirë të punës është aktualisht në fuqi mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që me vendimin e ri, zgjerohet “rrethi” duke përfshirë edhe me 2 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Vendimi për skemat për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor
 

Vendimi për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Lirohet nga detyra Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Është liruar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi. Vendimi është marrë sot nga mbledhja e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Arta Dollani.

Vendimi i qeverisë

Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë kombëtare të mjedisit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.'-

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive