Sipas një raporti të Times, vaksina e koronavirusit mund të përhapet në të gjithë Britaninë brenda tre muajve të ardhshëm.
Burime qeveritare të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës së Oksfordit i thanë Times se ata presin që pas miratimit, brenda tre muajve të vaksinohet pjesa më e madhe e popullatës.
Gazeta raporton se "shkencëtarët që punojnë në vaksinën e Oksfordit shpresojnë që ajo të miratohet nga rregullatorët para fillimit të vitit të ardhshëm".
Përshkallëzohet situata Covid në Rusi
Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.204.502, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.251.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 9.859 raste të reja me virusin, shifra më e lartë që nga 15 maji, dhe 174 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 975.859, me 5.563 të shëruar në 24 orët e fundit. Në Moskë janë regjistruar 2.884 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 300.613, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.314, me 32 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 47,2 milionë teste, përfshirë 423 mijë në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.
Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, kurse brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.
Lajmi kryesor: