COVID-19/ Zelanda e Re vendos vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe mësuesit

COVID-19/ Zelanda e Re vendos vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe mësuesit

Foto ilustruese

Punonjësit shëndetësor do duhet të vaksinohen kundër koronavirusit deri në fund të dhjetorit, ndërsa mësuesit kanë afat për ta bërë vaksinën anti-COVID deri në fund të janarit. Qeveria vendosi ta bëjë vaksinën me detyrim, pasi u raportua për 35 raste të reja me virusin.

"Ne nuk mund t'i lëmë asgjë rastësisë, prandaj ne po e bëjmë vaksinën të detyrueshme," tha Chris Hipkins, ministri i arsimit i Zelandës së Re, i cili është gjithashtu përgjegjës për përgjigjen e vendit ndaj COVID-19.

Zelanda ka qenë nën kufizime të rrepta anti-COVID që kur autoritet zbuluan një rast pozitiv me virus në muajin gusht. Ndërkohë në Auckland kufizimet u zgjatën edhe një javë tjetër.

Infeksionet e vazhdueshme, sidomos nga varianti Delta, e detyruan kryeministren Jacinda Ardern të braktisë strategjinë e saj të "COVID Zero" dhe tani po përpiqen të jetojnë me virusin duke rritur vaksinimet.

Rreth 2.38 milion banorë të Zelandës së Re deri më tani janë vaksinuar plotësisht, ose rreth 57% e popullsisë. Qeveria ka premtuar se kufizimet do të përfundojnë pasi 90% e popullsisë të vaksinohen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!