Shkodra ka përkujtuar 35-vjetorin e masakrës se 2 Prillit 1991 ku u vranë 4 te rinj qe protestuan kundër regjimit komunist, një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë së Shqipërisë.
Në nderim të martirëve, përfaqësues të Bashkisë Shkodër vendosën kurora pranë memorialit. Por ceremonia u tensionua, kur eksponenti i Partisë Demokratike Selami Hoxha, hoqi kurorat e Bashkisë dhe i hodhi disa metra larg, duke kërkuar që PD të nderonte vetë martiret e 2 Prillit. Pas përdhosjes së kurorave, punonjës të shërbimeve të bashkisë Shkodër u përkujdesën për t'i marrë duke i sistemuar në një tjetër vend.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci reagoi me një mesazh publik duke kujtuar se liria është një e drejtë që duhet mbrojtur çdo ditë.
“Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë”
Një orë më pas, Partia Demokratike organizoi aktivitetin përkujtimor, ku ishte i pranishëm Sali Berisha, i cili përsëriti akuzat ndaj kreut të qeverisë se ka bllokuar negociatat dhe se po u tregon shqiptarëve derën e Beogradit.
“Edi Rama, për vjedhjet e tij, i bllokon Shqipërisë dyert e Europës dhe i tregon derën e Beogradit. Premtoi pasaportën evropiane dhe tani ofron pasaportën e Beogradit. Tani kërkon, për të mbajtur pushtetin dhe karrigen, të mos bëhemi anëtarë të BE, por të kemi tregti dhe lëvizje të lirë. Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që guxon të hartojë ligje mburojë për vjedhjet e tij. Miq, beteja kundër hajdutëve të pushtetit është sot beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i madh i shqiptarëve. Beteja kundër hajdutëve kundër pushtetit është beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Ftoj qytetarët e Shkodrës, mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e tyre përfundimtar” tha Berisha.
Mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër shënoi masakrën më të dhimbshme te komunizmit. 4 djem te rinj, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Arben Broci dhe Besnik Ceka u vranë ne shesh dhe 58 të tjerë u plagosën. Shkodranët, të revoltuar nga mungesa e ndryshimit në zgjedhjet e 31 marsit, dolën në rrugë për të kërkuar liri dhe demokraci, por u përballën me regjimin gjakatar në grahmat e tij të fundit. Këto vrasje nuk u zbardhën kurrë.
Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar më 21 tetor 2024 nën akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, përkujtoi sot ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Në një postim në Facebook, Meta kujtoi sakrificën sublime të katër martirëve të demokracisë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.
“Sakrifica e tyre sublime, bashkë me shpirtin e pathyeshëm të Shkodrës antikomuniste, mbetet një udhërrëfyes i përhershëm në përpjekjet tona për të mbrojtur, me çdo kusht, lirinë, pluralizmin politik, votën e lirë dhe dinjitetin e çdo shqiptari” shkroi Meta.
Në të njëjtën linjë si aleati i tij Sali Berisha, Meta e shfrytëzoi këtë ditë për t’i kujtuar Shkodrës se mbetet burim frymëzimi në rrugëtimin e opozitës drejt lirisë.
“Në një kohë kur liritë dhe të drejtat themelore janë më të rrezikuara se kurrë, amaneti i katër Martirëve na thërret të bashkohemi kundër Narkodiktaturës, që po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe që meriton të shembet nën këmbët e sovranit. Shkodra ka qenë dhe do të mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi në rrugëtimin tonë drejt Lirisë dhe Demokracisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit” shkroi Meta.
Kurorat e vendosura nga bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve u hoqën me dhunë nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm në ditën e sakrificës së Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
I revoltuar, demokrati Selami Hoxha i përdhosi kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje, duke kundërshtuar vendosjen e tyre nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Sipas tij, socialistët nuk duhet të vendosin kurora në këtë memorial, pasi i konsideron si pasardhës të regjimit komunist që vrau katër dëshmorët e demokracisë
Pas incidentit, në vend ndërhynë punonjësit e shërbimeve të bashkisë, të cilët morën kurorat dhe i sistemuan në një tjetër hapësirë.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Edhe në vitet e shkuara, përkujtimet e 2 Prillit në Shkodër janë shoqëruar me përplasje të ngjashme të iniciuara nga militantë të PD-së.
Ndërkohë, kryebashkiaku Benet Beci reagoi me një mesazh publik.
“Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë”
Edhe këtë herë, PD e ktheu 2 Prillin në Shkodër nga një ceremoni përkujtimore në një momenti të shëmtuar tensioni politik.
Komente













O Selami Hoxha,po ti nuk te pelqekan dy kurora lulesh nga PS,pasardhesja e PPSH,por nuk e paske aspak problem qe 2 Prilli te kujtohet nga Sali Berisha,sekretari i po asaj PPSH! Kush behej komunist perzgjidhej e megjithate kishte plot,por ama sekretar partie ishin akoma dhe me te perzgjedhur e sidomos ky qe t'i e degjon me goje hapur kur flet,ky,Berisha jot, ishte aq i perzgjedhur si besnik partie,sa u be pjese jo vetem i grupit mjekesor te Xhaxhit,por dhe mik i afert i familjes se tij.Kur flak kurorat,si nuk gjendet dikush afer me ndonje foto te Berishes me Enverin qe t'ja tregoje ketij e ndoshta t'a zgjoje nga koma /ideologjike/ ku ka rene prej 35 vjetesh?!
PërgjigjuKëtë veprim nuk e bëjnë qytetaria e Shkodrës por shpellarët dhe këtë shkodranët e qytetëruar e dinë mirë....
PërgjigjuThone qe vrasesi kthehet gjithmone ne vendin e krimit
Përgjigju