'Çmendet' moti në mes korrikut, nga temperaturat e larta fillon breshër sa një ‘grusht' në Elbasan! Kukësi nën 'pushtetin' e ujit, bizneset të rrezikuara

Moti është “çmendur” në mes të korrikut, nga temperaturat përvëluese, ditën e sotme disa zona në vend janë përfshirë nga reshje të dendura të shiut dhe breshër sa një “grusht”.

Të zotëruara më tepër nga “pushteti i ujit”, janë Elbasani dhe Kukësi, për shkak se reshjet kanë pasur një intensitet më të lartë. 

Këto pamje të siguruara nga Report Tv vijnë nga qendra e Elbasanit, afër tunelit të Krrabës dhe nga Kukësi. Disa biznese në Kukës janë të rrezikuara që uji t'u vërshojë brenda. Pronarët po mundohen ta pengojnë ujin me mjete rrethanore.

Kjo e shtunë fillimisht ka nisur me temperatura të larta, por pasditja ka sjellë një alternim të temperaturave deri dhe zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër.

Sipas metereologes Adiola Bani e cila foli për Report TV dhe tha se edhe gjatë ditës së nesërme moti do të mbetet në këto kushte.

“Këto kushtet të motit do të mbeten edhe gjatë ditës së diel, ku presim sërish një rënie të temperaturave ku termometri do të zbresë në 35 gradë celsius ndërsa vranësirat dhe reshjet do të jenë prezentë në zonën e ulët dhe malore gjatë orëve të pasdites ditën e diel, ndërsa vija bregdetare do të jetë e gjitha me kthjellime dhe vranësira kalimtare”, u shpreh ajo.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Reshjet e shiut, bllokohet rruga Kukës-Shishtavec nga rrëshqitja e dheut, dhjetëra makina të bllokuara

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec, duke sjellë dhe bllokimin e saj. Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra -makina

Ora 19:05
Bllokohen pusetat për shkak të shiut të dendur, rrugët e lagjes 'Kala' ‘notojnë' në ujë

Për shkak të shiut pa pushim dhe të dendur në Elbasan, lagja “Kala” është përmbytur për shkak të bllokimit të pusetave dhe grumbullimit të sasive të mëdha të ujit. Kjo ka pasur si pasojë vështirësinë e kalimit në atë zonë, derisa pas disa orësh përpjekjesh situata u normalizua.

Sipas gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi pavarësisht se ishte bërë një investim prej 1 milionë lekësh, për parandalimin e incidenteve të tilla, duket se shiu i sotëm vërtetoi që nuk shkoi dhe aq mirë sa pritej.

Ora 18:21
Reshje të dendura shiu dhe breshër, Kukësi ‘nën pushtetin' e ujit

 

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë bërë qe edhe qyteti Kukësit të jetë “nën pushtetin” e ujit.

Reshjet e dendura të shiut pa pushim kanë hyrë edhe në disa dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa i vështirë ka qenë edhe kalimi i automjeteve në rrugë.

Ndërkohë si pasojë e erës së fort, shumë pemë janë rrëzuar në tokë, duke u bërë një faktor rreziku për qytetarët që kalojnë pranë tyre.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive