Sali Berisha përsëriti thirrjen e tij që zgjidhjen politike Edi Rama ta japë përmes dorëheqjes dhe jo dialogut.
“Jep dorëheqjen ose do të kesh së shpejti fatin e atyre karrigeve që nxjerr përditë para ndërtesës tënde, kryeministrisë!”, tha Berisha.
Duke shprehur edhe një herë mbështetjen e hapur të Partisë Demokratike ndaj protestës që ka shënuar edhe akte dhune, Berisha fajësoi kreun e qeverisë për një skenar destabilizimi.
“Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, në mënyrë që të fajësojë studentët për këtë destabilizim, vetëm e vetëm që të ruaj karrigen e tij, pushtetin e tij të krimit. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët ti kthej kundra tyre”, tha Berisha.
Më herët kryeopozitari mblodhi kryesinë blu, duke i kërkuar angazhim aktiv në protestë, veçanërisht të shtunën kur parashikohet kombëtare. Nga aty, ai, si gjithnjë, në mesin e trazirave, sulmoi median, duke e ekspozuar atë ndaj sulmeve të protestuesve e njëkohësisht duke mos dënuar asnjë çast dhunën e këtyre të fundit.
“Nga njëra anë janë kërcënimet, barbaritë ndaj studentëve, breshëritë e plumbave të gomës, çarja e barkut, shpimi i kafkave, janë tonelata gazi dhe spraj ariu që hidhen drejt tyre.Por po kaq mizore dhe barbare është propaganda që bëhet nga mjetet e qeverisë. Po kaq kriminale është propaganda e një grupi, të cilët janë bërë prokurorë të protestuesve. Paraqisnin dje studentë të Durrësit me shishe limonatash në dorë edhe i vinte shigjetën Top Turpi, i vinte shigjetën ja shishja Molotov. Unë i them zonjës Hoxha, hiq dorë nga përdorimi i mjetit tënd si hanxhar ndaj protestës se shkel çdo ligj dhe rregull të medieve, çdo ligj dhe rregull kombëtar dhe ndërkombëtar. Të dogjën një kioskë, të gjitha i ke të paligjshme, pse do marrësh ti lejen e 150 kioskave, me çfarë çmimi e more ti atë leje, na thuaj pak? Pastaj lukunia e Ymerëve, Bolinove, Hidajet Beqirëve, Frrok Çupëve, po këta nuk duhet t’ua përmendësh emrin, çfarë emrash të zinj janë dhe çfarë vreri vjellin kundër studentëve. Por që të gjithë të nxitur, të organizuar çdo ditë, çdo natë nga zyra e shtypit”, tha Berisha.
-
I paska cu me pushu qe te pregatiten per diten e shtune, hik o verme do zoti deri te shtunen zoti do te mari e te coje ne ferre per te gjitha ato qe ke bo
Përgjigju








Komente
Komento