Në Morinë vetëm kamionë me mallra! Kontrolle në Kukës për rritjen e çmimeve (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar kufiri Shqipëri-Kosovë është mbyllur tërësisht. Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. Madje leje kalimi në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet  të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete  të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.

Personeli mjekësor i atashuar në dy anët, policia kufitare dhe punonjësit e doganës janë me masa mbrojtëse ndërsa shpeshherë përsëritet edhe procesi i dezinfektimit.

Rruga e Kombit vijon të jetë e boshatisur ndërsa Kukësi është futur në izolim total. Postblloqet e policisë janë vendosur në katër hyrjet kryesore të qytetit dhe nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve pa autorizim përkates.

Policia bashkiake ka vijuar kontrollet në të gjitha njësitë e shërbimit dhe njësia e përbashkët e Task-Forcës po merret edhe me verifikimin e çmimeve dhe masa për abuzime të mundshme.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi rrit çmimet e fruta-perimeve, por jo ndërgjegjësimin! Shkodranët grumbull! Tregtarët në Tiranë: Ndërhyri shteti, shumica uli çmimet!


B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun