Venus Williams ka pranuar një ftesë për në Australian Open dhe janari e sheh 42-vjeçaren me një rikthim në një nga eventet më madhore të tenisit. Ish-numri një i botës do jetë në garë për të treguar aftësitë e saj edhe pse disa vite pasi nuk është në aktivitet të plotë.
"Jam shumë e emocionuar që do të kthehem në Melburn. Do të jetë një nder të luaj përsëri për tifozët. Kam më shumë se 20 vjet që konkurroj në këtë vend dhe komuniteti australian më ka mbështetur gjithmonë me gjithë zemër. Mezi pres të krijoj më shumë kujtime në turne këtë vit", tha Venus.
Fituesja e pesë Wimbledon dhe dy US Open është aktualisht në vendin e 1007 në renditjen e WTA, teksa paraqitja e saj e fundit në fushë ishte në shtator gjatë US Open me të motrën, Serena.
Kjo do jetë paraqitja e 22-të për Venus në Melburne Park, ku debutoi 25 vjet më parë dhe ku arriti në finalen e 2003 dhe 2017. Në paraqitjen e 2021 në Australi, Williams u eliminua në raundin e dytë.