Në moshën 95-vjeçare, ikona e kinematografisë italiane 'sfidon' politikanët, kandidon në zgjedhjet parlamentare në Itali

Në moshën 95-vjeçare, ikona e kinematografisë italiane 'sfidon' politikanët, kandidon në zgjedhjet parlamentare në Itali

Aktorja Gina Lollobrigida

Ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, ka thënë se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare muajin e ardhshëm ne Itali, sepse siç thotë ajo është “ngopur me grindjet e politikanëve”.

Lollobrigida, e cila mbushi 95 vjeçe në korrik, ka shpallur kandidaturën e saj për senatore me partinë ISP, një aleancë e re politike euroskeptike, kundër Mario Draghit dhe që kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe ‘atlantizmin luftarak’.

Lollobrigida ishte ndër aktorët më magjepsëse të epokës së artë të Hollivudit, e njohur për filmat, duke përfshirë The Hunchback of Notre Dame dhe Solomon and Sheba.

Ajo tha muajin e kaluar se ishte "e vendosur të qëndronte kreative" dhe tani dëshiron të përdorë një pjesë të kësaj energjie "për gjëra të rëndësishme, veçanërisht për vendin tim".

Hera e fundit që Lollobrigida tentoi të hynte në politikë ishte në vitin 1999, kur ajo konkurroi në zgjedhjet parlamentare evropiane si kandidate për demokratët e Romano Prodit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena