Në ‘Muajin e Mjaltit’, Macron dhe Merkel në sinkron për zgjidhjen e konfliktit Greqi-Turqi

Në ‘Muajin e Mjaltit’, Macron dhe Merkel në sinkron për zgjidhjen e konfliktit Greqi-Turqi

Presidenti francez Emmanuel Macron priti me nderime në rezidencën verore të Fort Brégançon, në Var, në Rivierën franceze, kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Franca dhe Gjermania zyrtare ndanë "të njëjtin objektiv" për "stabilitet" në Mesdheun Lindor, të ndryshuar kryesisht  nga tensionet në rritje midis Greqisë dhe Turqisë.

Dy liderët europian u shprehën pro frenimit të asaj që ata e quajtën ‘ekspansionizmi turk’ dhe u rreshtuan në mbrojtje të “motër Greqisë”, gjë të cilën aktualisht Macron po e bën përmes flotës franceze kurse Merkel me armët e diplomacisë, një veprim potësues që duket të jetë efektiv.

Kreu i Elysée tha se "Diplomacia pa linja të kuqe të mirëpërcaktuara dhe nganjëherë edhe me prezencë ushtarake nuk ekziston, të paktën jo për një kohë të gjatë, por fuqia ushtarake pa një rrugë diplomatike është kundërproduktive sepse çon në përshkallëzim të situatës”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë