Në Muze prej 2019-ës, lihet në oborr! Studiuesit të shqetësuar për Gurin e Xhuxhës: Artefakt prehistorik, ka shkrimin më të vjetër në botë, të vendoset brenda

Artefakti prehistorik, me mbishkrime të rralla, sot, kur në Muzeun Historik po kryhen punime, gjendet po në oborr. Përkohësisht është mbuluar me disa mbështjellëse... por fati i tij ka shqetësuar ambjentalistin Sazan Guri dhe një grup studiuesish.

“Ne jemi një grup studiuesish që interesohen për fatin e etnokulturës, e gjuhësisë, e artefakteve që janë pafund në Shqipëri, që drejtoria e Muzeut, Akademia e Shkencave dhe Kryeministri i vendit kërkojnë t’i zhbëjnë, t’i zhdukin, t’i varrosin, siç kanë bërë këtë Gurë të Xhuxhës, me shkrimin mbi të si shkrimi më i vjetër në botë”, shprehet ambientalisti Sazan Guri.

Ata thonë se “Guri i Xhuxhës” duhet të ishte trajtuar me prioritet nga institucionet përkatëse.

“Kërkojmë të vendoset brenda nw Muze”, shprehet më tej ambientalisti.

Ndërkaq drejtori i Muzeut, Dorian Koçi i kontaktuar nga Report tv, u shpreh se Guri i Xhuxhës, ka qenë nën kujdesin e specialistëve që e kanë studiuar dhe mirëmbajtur dhe nuk ka asnjë dëmtim.  Po ashtu, Koçi u shpreh për të ka një projekt madhor, që përfshin dhe Institutin e Monumenteve (sot. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore).

“Kam komunikuar me drejtorin e Muzeut, më tha “më lër kohë”, por koha skadoi”, shprehet më tej Guri.

Studiuesit ngrenë gjithashtu si shqetësim se institucionet dhe zyrtarët tanë, po tregohen neglizhentë jo vetëm ndaj një trashëgimie të tillë arkeologjike, por edhe ndaj simboleve kombëtare. Përmendin pritjen pa flamur të zyrtarëve tanë në Turqi dhe hartën e Kosovës nën Serbi në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit.

“Sot gjysma e kombit tonë është vënë në gjyq, po gjykohet në Hagë. Dhe mua më vjen keq, jo vetëm për shtetin shqiptar, jo vetëm për partitë politike shqiptare, që nuk janë ndjerë, që nuk po ngrenë zërin, që nuk po organizojnë dot një miting në mbrojtje të UÇK-së”, shprehet shkrimtari dhe publicisti Arben Kondi.

Në fund të konferencës, studiues e aktivistë, pretenduan të zbulonin artefaktin, por mungesa e lejes nga Ministria e Kulturës u bë pengesë...

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/04/2023 03:41

    Zoteria ka te drejte.Para disa ditesh /Shqiptarja/tregoi betonieren brenda ne Rinas,kurse keta nuk fusin dot nje gur brenda,te pakten te dera brenda jo me larg! Vertet qe specialistet e kane mirembajtur,por nuk ruhet 24 ore.Zoti na ruajt nga ndonje kalama qe vendos te zhgaravise dicka mbi te me ndonje mjet te forte preres,ose nga ndonje grup te dehurish hokatare gjate nates!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër