Sazan Guri, që në zgjedhjet e 11 majit është në koalicionin e madh të Sali Berishës, “Shqipëria madhështore”, është duke rregulluar shtëpinë në Berat.

Për këtë arsye, ka kërkuar fonde nga shteti, pasi thotë se shtëpia e tij është muze.

Në mos për shtëpinë, ai thotë të paktën ta paguanin si hamall, pasi pajisjet e shtëpisë po i ngjit vetë me krahë.

“E dija qe keshtu do perfundoja: o sorist, o aktivist, o patronazhist o hamall se iu luta ministres se Kultures per bonusin e Uneskos qe me takonte si shtepi muze, te pakten per punen hamall se Mangalemi nuk eshte si Gjinokastra, ka pjerresi e lartesi”, shkruan ai në një postim në facebook të pak ditëve më parë.

Guri drejton Partinë Aleanca Europiane Ekologjike një nga 25 partitë që janë bashkuar në koalicion me Berishën në Aleancën Shqipëria madhështore për rrëzimin e Ramës nga pushteti.