Në nder të viktimave nga COVID-19, kryeministri Draghi viziton Bergamo, ‘Wuhanin e Italisë’: Ky vend është simbol i dhimbjes për të gjithë kombin
Kryeministri i Italisë Mario Draghi
ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi, ka zhvilluar një ceremoni në nder të të gjithë viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Draghi udhëtoi në Bergamo, provincën veriore që u bë e njohur si “Wuhani i Italisë”, pasi ishte një ndër pikat me të prekura për sa i përket pandemisë së COVID-19, një vit më parë.
“Ne nuk mund të përqafohemi por kjo është një ditë që duhet të ndihemi shumë pranë njeri-tjetrit”, tha ai në inaugurimin e një parku në nder të viktimave pranë spitalit kryesor, në Bergamo.
“Ky vend është simbol i dhimbjes për të gjithë kombin”, shtoi Draghi.
Dita e sotme në Itali, i është dedikuar viktimave nga COVID-19, pasi një vit më parë u desh të ndërhynte ushtria, për shkak se numri i arkivoleve ishte shumë i lartë në Bergamo.
Draghi duke kujtuar me dhimbje numrin e njerëzve që humbën betejën me COVID-19, tha se qeveria italiane do të vaksinojë 80% e popullsisë do deri në fund të prillit.
Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane për sa i përket pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48