Në një natë me finalen e 'Champions', Joshua do mbrojë titullin kampion në Amerikë

Në një natë me finalen e 'Champions', Joshua do mbrojë titullin kampion në Amerikë

Kampioni i Botës në fuqi për pesha të rënda Anthony Joshua ka konfirmuar ndeshjen e ardhshme që do të jetë më 1 qershor. Anglezi do të mbrojë titujt WBO, WBA dhe IBF kundër Jarrell Miller ose i njohur ndryshe si 'Big Baby'.

Kjo do të jetë ndeshja debutuese e Joshua-s në Amerikë pasi përballja do të zhvillohet në Madison Square Garden të Nju Jorkut. Për të gjithë fansat e sportit në botë kjo do të jetë një natë magjike pasi po me 1 qershor, por me disa orë më herët do të zhvillohet edhe finalja e “Champions League”. 

Kundërshtari i 29-vjeçarit Joshua, Miller, ka 24 ndeshje profesioniste në karrierën e tij ku ka fituar 23 dhe ka humbur 1. 20 nga 23 fitoret janë të fituara me “nokdaun”. Më herët Joshua kishte planifikuar një ndeshje më 13 prill në stadiumin “Wembley”, por kundërshtari i tij Deontay Ëilder u urdhërua nga federata botërore e boksit që të bënte ndeshjen e kthimit me Tyson Fury.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin