'Në PD ka persona të inkriminuar', kreu i degës së Berati i përgjigjet Astrit Veliajt: Aty ka njerëz me integritet, votimet s'mund të zbukurojnë një fytyrë të urryer

'Në PD ka persona të inkriminuar', kreu i degës së Berati i përgjigjet Astrit Veliajt: Aty ka njerëz me integritet, votimet s'mund të zbukurojnë një fytyrë të urryer

Astrit Veliaj dhe Gazmend Azizi

Akuzave të ish deputetit demokrat në qarkun e Beratit, Astrit Veliaj i cili tha se në zonën e tij ka kandidatë të përfshirë në krim dhe se ai u hoq padrejtësisht nga listat gjatë votimit të anëtarësisë, i është kundërpërgjigjur kryetari i PD Berat, Gazment Azizi.

Azizi tha se në PD ka njerëz me integritet dhe të aftë dhe se figura e tyre nuk mund të ulet nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë aty ku duheshin dhe vetëm kanë pritur nga partia. Sipas Azizit votimi nga anëtarësia tregoi se në atë listë duhet të ishin njerëz të besuar dhe se nuk kanë pasur asnjë interes nga partia,  ndërsa sipas tij Veliaj mendonte se të gjitha këto kanë qenë pa rëndësi  pasi në dorë gjithçka e kishte kryetari dhe se gjithë të tjerët ishin të parëndësishëm.

"Procesi i votimeve në PD për konfirmimin e kandidatëve për deputet, nëpërmjet parimit "një anëtar një votë" është një pasqyrë që s'mund të zbukurojë dot një fytyrë të shëmtuar dhe të urryer! Mund të marrësh votë pro për shkaqe të ndryshme ,por votë kundër pa e merituar nuk mund të marrësh dot pse do njëri apo tjetri.  Ai rezultat, me mbi 40% të votave kundër miku im, është totalisht merita juaj! Lista e kandidatëve për deputet si në qytetin ashtu edhe në qarkun e Beratit bart në vetvete njerëz me integritet të lartë moral, shoqëror, dhe intelektual. Djem e vajza që kanë studiuar në Europë, pedagogë universiteti, mjek dhe specialistë të fushave të ndryshme, kontributorë dhe drejtues të strukturave të PD ndër vite, biznesmenë të ndershëm dhe me reputacion. Sot struktura e degës së PD Berat ka njerëz që e meritojnë me të vërtetë fjalën qëndrestarë!

Fjalë që ti miku im nuk e kupton dot ,sepse ti nuk ke qenë asnjëherë aty ku duhej të ishe, edhe si figurant. Ata janë njerëz gjithë kohën kanë besuar dhe shpresuar ,pa asnjë interes tek PD,  ndërsa ti edhe në çastet më kritike nuk nguroje të na tregoje "çelësat e kashtës"! Ato do të kishin në dorë kryetarët dhe kryesitë e degëve se të tjerat do ti ishin në dorë të deputetit! Kjo është e vërteta e ndarjeve të ofiqeve të dashur miq.  Ndërkohë për t'u bërë ti deputet do të duhej të jepnin dorëheqjen njerëz të nderuar,vërtet pa universitete dhe kolegje ,por shumë herë më të dobishëm se ti. Po ti them të gjitha ato që kam për ty, padyshim që do të më duhej shumë kohë, por ti nuk meriton asnjë sekondë më shumë, edhe kaq u morra shumë! Udha mbarë miku im!", shkruan në facebook, Azizi.

Astrit Veliaj ka hedhur ditën e djeshme në një intervistë për Report Tv akuza të forta ndaj bazës së PD duke thënë se një grup njerëzish ka kapur pushtetin dhe e ndajnë atë sipas interesit të tyre, ndërsa kreu i PD-së Lulizm Basha nuk ka forcën për të ndëshkuar këtë gjë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion Piciri: 06/10/2020 11:06

    Miku im dhe bashkevendaliu im dibran Astrit Veliaj eshte njeri patriot dhe i beses, bismenmen i shkelqyer qe ka dhene shume per vendin dhe Beratin ne vecanti.PSja po katandiset ne parti cobanesh dhe pederastesh.Ne kete menyre do humbi mbeshtetjen e dibraneve dhe shqiptareve te ndershem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki