Në përfundim ristrukturimi për Burgun 313 , Zv/Drejtori Zeneli: Brenda shtatorit rifillon puna
TIRANË, 17 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal 313, apo i njohur si burgu “Jordan Misja” brenda muajit shtator do të rikthehet në funksion të plotë dhe me kushte model. Lajmi bëhet me dije nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi gjatë një prononcimi për Agjencintë Telegrafike Shqiptare. Sipas Skënderit, aktualisht të […]
Zv.Drejtori i burgjeve Bledar Skenderi Foto Arbi Fortuzi
TIRANË, 17 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal 313, apo i njohur si burgu "Jordan Misja" brenda muajit shtator do të rikthehet në funksion të plotë dhe me kushte model.
Lajmi bëhet me dije nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi gjatë një prononcimi për Agjencintë Telegrafike Shqiptare. Sipas Skënderit, aktualisht të personat që vuanin dënimin tek Burgu 313 janë transferuar në Institucionin e Fierit, Vaqarrit apo Fushë Krujës. "Burgu 313 i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Ai është një institucion shumë i vjetër dhe është ristrukturuar disa herë. Kësaj rradhe kemi punuar për ta risjellë në modelin bashkekohor. Çdo i burgosur do të ketë në dhomën e tij tualet personal. Po ashtu ky institucion ka tashmë sistem model të furnizimit me energji elektrike dhe ujë", tha Zeneli.
Sipas Zv/Drejtorit të Burgjeve, ky institucion do të zgjerohet në dy vitet e ardhshme. "Aktualisht është punuar për modernizimin e ambienteve të brendshme dhe krijimin e kushteve me cilësi jete sipas standardeve të paracaktuara për të dënuarit. Ky rikosntruksion përfundon brenda shtatorit, për t'i hapur rrugë zgjerimit me një godinë të re, punimet e të cilit do të mbarojnë në një periudhë dy apo tre vjeçare", tha Zeneli
Ai tha se është përfunduar instiuticoni ri edhe në Fier, ku shumë shpejtë do të bëhen emërimet e reja. "Me të përfunduar ky proçes, stafi i burgut 313, që ishte në Fier këtë periudhë do të rikthehet në kryeqytet, së bashku me të dënuarit që i takojnë këtij burgu", sqaroi Zv/Drejtori Burgjeve.
Kujtojmë, ky institucion i'u nënshtrua ristrukturimit në fillim të muajit shkurt 2015. Asokohe, të paraburgosurit u transferuan në kohë rekord e pa bujë drejt burgut të Fushë-Krujës, Vaqarrit, apo paraburgimi 302 në Tiranë.
/f.n/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.1%
-
Jo
60.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00