Ekspertët në mbarë botën janë dakord se duhet të hamë fruta dhe perime të papërpunuara, sidoqoftë marketet dhe tregjet janë të tejmbushura me produkte të rritura me hormone (OMGJ-organizma të modifikuara gjenetikisht).
 
Po a jemi ne të vetëdijshëm për ato që hamë?
Fatkeqësisht shumica e njerëzve e kanë të vështirë të identifikojnë një domate apo një produkt tjetër OMGJ.
 
Ky shqetësim vjen në një moment kur shumë studiues po paralajmërojnë efektet negative që OMGJ-të kanë në shëndetin tonë.
 
Frutat dhe perimet që janë rritur në kushte të zakonshme emërtohen nga një kod 4 shifror ndërsa produktet OMGJ kanë një kod 5 shifror që fillon me numrin 8.
 
Megjithatë edhe nga kjo fotografi ju mund të dalloni qartë një domate normale nga një OMGJ.

domate

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com