Mero Baze: Në policinë tonë nuk gabohet kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë

Mero Baze: Në policinë tonë nuk gabohet kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë

Foto ilustruese

Ndryshimet dhe rokadat e sotme në polici kanë ngjallur shumë debat rreth përgjegjësisë së policisë në vendosjen e rendit në vend. Gledis Nano, i cili i kishte të gjithë cilësitë të ishte një zyrtarë karriere në polici, u shkarkua për mungesë arritjesh.

Në horizont për të marrë postin e tij janë dy ish- zyrtarë të vjetër policie, ndërsa ish- drejtori i mëparshëm i policisë Ardi Veliu, është rikthyer në krye të agjencisë që monitoron policinë dhe lidhjet e saj me botën e krimit, por që deri tani nuk ka gjetur asgjë.

E gjithë kjo tregon një parehati brenda strukturave të policisë, përsa i takon shkëputjes se lidhjeve të policisë me grupet kriminale, dhe mostolerimi i veprimtarisë së tyre.

Rasti i Ervis Martinaj dëshmon se policia praktikisht ka monitoruar Martinajn, por nuk ka pas ndërmend ta ndalonte atë.

Rokadat në polici dhe vërtitja në pellgjet e ndenjura të saj, për të peshkuar ndonjë që nuk është bërë pis, nuk e zgjidh këtë problem. Madje këto tregojnë një mungesë stabiliteti të policisë dhe në vitin e dhjetë të pushtetit kjo gjë nuk ka shumë justifikim.

Mund të heqësh një drejtor të Përgjithshëm policie për mos arritje objektivash, mund të rikthesh disa të vjetër që nuk janë shquar për këtë gjë, apo të ndërrosh pozicione, por po nuk bëre një shembull me akuzë konkrete për lidhje të policisë me krimin, nuk ke bërë asgjë. 

Policët janë qenie që dinë ta lexojnë më mirë atë që ndodh brenda tyre, se sa ne nga jashtë. Ata i kanë parë me sytë e tyre kolegët që paradite ishin policë e mbasdite badigard ëkriminelësh.

Ata e dinë se cili prej drejtorëve të mëdhenj merr lekë për emërime, apo për tolerim banditësh. Ata nuk bëhen entuziastë nga rokadat, por nga shembujt.

Sot qeveria ka nxjerrë në betejë tre ish- drejtorë të rëndësishëm policie, të cilët as kanë shkëlqyer dhe as kanë nxirrë në punën e tyre, por nuk kemi akoma asnjë rast ndëshkimi shembullor të një zyrtari të lartë të policisë që favorizon lidhjet e policisë me krimin.

S’ka nevojë të shkarkosh të rinj e të emërosh të vjetër se ata aty kanë qenë. Rendi vendoset edhe me “policë të këqij”, nëse ata e shikojnë se shefat janë në anën e ligjit dhe jo në anën e banditëve. 

 I vetmi mesazh që kupton polica është kur të shikojë në pranga kolegë të saj, që e kanë tradhtuar profesionin dhe i janë dorëzuar botës së krimit. Këta që emërohen e shkarkohen, i kanë pas gjithë mundësitë t’i gjenin këto vite, këta tipa.

Duke mos bërë shembull askënd (përveç një polici që shoqëronte Martinajn), shumë pak policë ndjehen të motivuar.

Në gjithë këto shkarkime dhe emërime, më lehtë do të ishte të kishim një goditje ndaj segmenteve të policisë që kanë tradhtuar betimin e tyre. Pastaj ndryshimet e posteve janë kollaj, pasi të goditet ajo pjesë e keqe e policisë. Ndryshe mund të shërbejnë serish për ta.

Se kështu si është polica shqiptare, askush nuk gabon, kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert: 01/09/2022 06:36

    Mbete ushtar partie o Mere. Eshte qelbur koka e piramides o trim qe ne krye te heres. Piramides se shtetit. Por sic duket eren e m..qe po ndiejne te gjithe ca si ty mundohen ta parfumosin.ptuu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja