49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn! Babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn! Babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë

Arbër dhe Selim Çekaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas dy vitesh hetime, ka kërkuar pushimin e çështjes për Selim Çekajn, i cili në prill të vitit 2021, u arrestua pasi në kontejnerin e tij me banane të kompanisë së tij ‘EcoAlmax’, u kapën 49 kg kokainë. Selim Çekaj doli nga qelia në tetor të vitit 2021, ndërsa SPAK pas hetimeve që ka zhvilluar kërkon pushimin me argumentin se nuk ka asnjë provë që e lidh Selim Çekajn me drogën që u kap në kontejnerin që ai kishte porositur me banane.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, nëse do pranojë t’i mbyllë këtu hetimet apo jo. Sipas SPAK, Çekaj nuk ka pasur dijeni për sasinë e drogës të kapur në kontejner që vinte nga Ekuadori në Portin e Durrësit, e për këtë arsye i është drejtuar GJKKO me kërkesën për pushimin e çështjes penale.

Çekaj ishte 72 vjeç kur u arrestua, ndërsa ai qëndroi për muaj me radhë në qeli, ndërsa ka bërë disa herë kërkesa për t’i lehtësuar masën e sigurisë, por vetëm në tetor të 2021, Apeli i GJKKO vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga ‘arrest me burg’. Atij ju lehtësua masa, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe se ai kishte probleme shëndetësore. Çekaj vijon të jetë ende në arrest shtëpie dhe nëse GJKKO do të pranojë pushimin e çështjes, ndaj tij do të shuhet edhe masa e sigurisë.  

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet