GREQI- Situata për sa i përket pandemisë së COVID-19 në Greqi është vërtet alarmante!
Mjeku Georgos Pavlakis shprehu shqetësimin e tij duke thënë se shëndetësia është në një presion të madh, sidomos në rajonin e Atikës, për shkak të përhapjes së variantit britanik dhe shtrimit të një numri të lartë pacientësh me koronavirusi.
Ai në një intervistë për Skai, tha se nëse situata do të vazhdojë me këtë ritëm do të ketë 100 viktima në ditë dhe numri i infektimeve ditore do të arrijë në 3 mijë.
“Shumë thonë që masat janë të padrejta dhe irracionale, por është e vështirë të gjesh zgjidhje ideale, duhen rregulla të thjeshta,” tha mjeku.
“Nëse kemi një luftë dhe duhet të kemi rregulla të thjeshta të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë.”, shtoi ai.
Ai tha së pavarësisht se situata është kritike katastrofa është shmangur. Gjithashtu fakti që fushata e vaksinimit ka nisur kjo nënkupton se edhe situata epidemiologjike do të stabilizohet.
"Ne nuk jemi në të njëjtin vend ku ishim. Kemi shmangur katastrofën, gjë që është shumë e rëndësishme. Vaksinat kanë ardhur që do të thotë se do të shohim zvogëlim të rasteve”, tha Pavlakis
Lidhur me mutacionet që shqetësojnë ekspertët, mjeku tha se është matematikisht e sigurt që, si buburrecat, mutacionet do të shumëfishohen.
Ai i ka ngritur apel qytetarëve të zbatojnë masat anti-COVID pasi edhe dy javët në vazhdim do të jenë të vështira.
Ditën e djeshme kryeministri i vendin, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë, gjë që është një lajm tepër shpresëdhënës.
Por megjithëse qeveria ka ndërmarrë masa anti-COVID dhe fushata e vaksinimit po ecën siç duhet situata e pandemisë së COVID-19 ende mbetet kritike.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani
4 Shkurt, 11:18
-
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli dhe pamjet e frikshme të rrëshqitjeve! A mund të ndodhë 'shpërthimi Minoan'? (VIDEO)
3 Shkurt, 20:48
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34
-
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars
3 Shkurt, 08:29
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat
3 Shkurt, 07:53
-
Greqi/ Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini dhe rajonet përreth! Mbyllen shkollat në 4 ishuj
2 Shkurt, 15:27
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
2 Shkurt, 13:51
-
Balla takon kreun e Syriza, Sokratis Famellos: Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona
31 Janar, 11:27