Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Spanja publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, mungojnë yjet

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Spanja publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, mungojnë yjet

Disa ditë larg ndeshjes me Shqipërinë, Spanja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Në listën e përbërë nga 23 lojtarë, ajo që bie në sy është mungesa e gardianit të Manchester United, David De Gea, mesfushorët si Thiago Alcantara, Sergio Busquets apo dhe mbarojtësi Pique.

Portierët e grumbulluar janë Unai Simón, Robert Sánchez, David Raya. 

Në mbrojtje janë grumbulluar Marcos Alonso, Jordi Alba, Laporte, Pau Torres, Eric García, Diego Llorente, Azpilicueta dhe Carvajal.

Më tej në mesfushë në dispozicion të trajnerit Luis Enique do të jenë: Rodri, Koke, Pedri, Marcos Llorente, Gavi dhe Carlos Soler.

E ndërsa sulmi përfshin 6 lojtarë, Dani Olmo, Sarabia, Morata, De Tomás, Ferran Torres dhe Yeremy Pino, të cilët do luftojnë për vend titullari po ashtu.

Spanja e klasifikuar si e para në Grupin B për Kupën e Botës do të luajë ndeshjet e para të vitit gjatë këtij muaji mars, përkatësisht dy ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë në 26 mars dhe ndaj  Islandës në 29 mars.

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër