Në prag të këtij Viti të Ri, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë zgjedhur të festojnë me fëmijët në nevojë.
Të shoqëruar nga fëmijët e tyre, ata u bënë pjesë e festimeve në disa shtëpi fëmijësh dhe qendra sociale.
"Të festojmë të gjithë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit! Gëzuar festat!", ishte mesazhi i tyre, teksa nuk i kursyen as dhuratat për fëmijët.
Komento