Në pranga 11 persona për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, mes tyre edhe shqiptarë! Ministri grek: Dyshojmë se bashkëpunëtori i 12-të është ende i lirë

Në pranga 11 persona për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, mes tyre edhe shqiptarë! Ministri grek: Dyshojmë se bashkëpunëtori i 12-të është ende i lirë

11 persona të arrestuar

Njëmbëdhjetë të rinj janë vënë përpara drejtësisë për vrasjen e Alkis Kampanos, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos deklaroi se mbetet ende një person pa u arrestuar që kjo çështje të konsiderohet e mbyllur.

“Është edhe një i dyshuar tjetër që do të arrestohet dhe me këtë policia beson se ai do të ketë përfunduar arrestimet”, tha ai.

Dyshimet se të përfshirë në ngjarjen e rëndë ku mbeti vdekur një 19-vjeçar janë 12-të, i shtoi ministri, ndërsa policia nuk ka ndalur kërkimet.

Kujtojmë se shqiptari Roxhers Demirazi i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, i cili u arratis në vendin tonë disa ditë më parë me qëllim shmangien e përballjes së tij me drejtësinë, u vetëdorëzua në policinë e Korçës mesditën sotme.

Kur dhe si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të 2 shkurt, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari

Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Grupi prej afërisht 12 vetash, zbritën nga dy makinat me të cilat po udhëtonin dhe ju drejtuan 3 djemve, njeri prej të cilëve edhe Alkis.

Në atë moment një sherr nisi mes tyre. Nga sherri mbetën dy të plagosur rëndë dhe 1 viktimë.

Pasi zbuluan që njërin prej tyre  e kishin vrarë, ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, u futën nëpër makina dhe i dhanë gaz...

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës