Shqiptari i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, i cili u arratis në vendin tonë disa ditë më parë me qëllim shmangien e përballjes së tij me drejtësinë, u vetëdorëzua në policinë e Korçës mesditën sotme. Demirazi nuk ka pranuar të japë sqarime për policinë lokale në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Greqi.

Pas rreth 8 orësh, autoritetet shqiptare ia dorëzuan 19-vjeçarin Roxhers Demirazi autoriteteve greke. Demirazi përpara autoriteteve shqiptare ka shprehur pendës për arratisjen nga Greqi ndërsa ka kërkuar të kthehet në shtetin helen dhe të gjykohet atje për krimin.

“Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem, të them të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. Më vjen shumë keq për fëmijën”, ka deklaruar ai.

Shqiptari është një nga 11 personat e përfshirë në vrasjen makabre të 19-vjeçarit, Alkis Kampanos .20-vjeçari shqiptar është personi i fundit i “puzzle-t” të vrasjes me thikë të djalit të ri në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit. 

Report Tv ka mësuar se pavarësisht se urdhri i arrestit ndërkombëtar për arrestimin e shqiptarit u lëshua ditën e djeshme, policia shqiptare ka nisur kërkimin që në ditën kur u dyshua që ai u fut në territorin tonë.

Roxhers, u arratis të nesërmen për në vendin tonë. Demirazi dyshohet se ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës pa probleme, pasi akoma nuk ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Dyshohet se mund të jetë i fshehur tek të afërmit në Korçë, në vendin e origjinës së prindërve, ndërsa vetë mësohet se ka lindur në Greqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
U vetëdorëzua në policinë e Korçës për vrasjen e 19-vjeçarit në Greqi, i riu shqiptar u dorëzohet autoriteteve greke

Pas më shumë se 8 orësh në komisariatin e Korçës burime bëjnë të ditur se i riu Roxhers Demirazi u është dorëzuar autoriteteve greke.

Sipas burimeve mësohet se Demirazi është dorëzuar nga autoritetet tona në kufi për të vijuar më pas procedurat në shtetin grek.

Ora 17:18
Vrasja e 19-vjeçarit grek/ I shoqëruar nga një person tjetër, momenti kur 20-vjeçari vetëdorëzohet në policinë e Korçës

Momenti i vetëdorëzimit të 20-vjeçarit në polici

20-vjeçari Roxhers Demirazi u dorëzua sot në policinë e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Greqi, ku u vra me thikë 19-vjeçari grek Alkis Kampanos. Report Tv ka siguruar edhe foto nga momenti i vetëdorëzimit të të riut, i cili shihet i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ora 13:30
U arratis disa ditë më parë në Shqipëri, vetëdorëzohet në policinë e Korçës 20-vjeçari

U arratis disa ditë më parë në Shqipëri, vetëdorëzohet në policinë e Korçës 20-vjeçari Roxhers Demirazi.