TIRANE- Ishte denoncuar publikisht disa herë nga vartës dhe kolegë të tij për gjendjen e rënduar të kushteve të spitalit që drejtonte, por ditën e djeshme ai është vënë në pranga pasi ka rezultuar se kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Kanë qenë operatorët e OSHEE-së të cilët kanë konstatuar ndërhyrjen dhe menjëherë kanë kërkuar nga blutë që ta shoqëronin në komisariat. Kështu ka ndodhur me drejtorin e spitalit të Peqinit, Dashamir Malkja, 56 vjeç.
Nga të dhënat që vijnë nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se në fakt ndërhyrja në matësin e energjisë bëhej për të dërguar energji të padeklaruar edhe në dy bizneset e kreut të spitalit, biznese që janë në pronësinë e tij. Të dhënat flasin se furnizoheshin farmacia dhe një klinika, biznese këto që kolegët e tij i kanë denoncuar edhe më parë për shkak se pretendonin se Malkja kishte marrë pajisje të spitalit dhe i kishte vendosur në klinikën e tij.
Njëkohësisht në lidhje me emrin e drejtuesit, mjekët e këtij spitali denoncuan edhe faktin tjetër se Malkja përvetësonte ilaçet e spitalit dhe i shiste në farmacinë e vet. Në fakt, pas denoncimit të mjekëve, u tha se u nis një ekip kontrolli nga Ministria e Shëndetësisë në drejtim të Spitalit të Peqinit, po asnjëherë nuk u bënë publike konkluzionet e këtij kontrolli.
Arrestimi sipas policisë
Dashamir Malkja, drejtues i Spitalit të Peqinit, është në pranga dhe nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, ditën e djeshme. Gjatë kontrollit të ushtruar ka rezultuar se ekzistonte një lidhje e paligjshme me të cilën furnizoheshin edhe dy objekte që ishin në pronësi të tij. Operatorët kanë konstatuar ndërhyrje edhe në matësin e shtëpisë nga ana e kreut të spitalit të Peqinit, i cili mësohet se gjendet në atë post prej një viti.
Malkja, pritet që nesër të përballet edhe me gjykatën për t`u njohur me masën e sigurisë, për akuzën e re që tashmë rëndon mbi personat që konsiderohen vjedhës të energjisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com