Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, pranë spitalit të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku një 33-vjeçar me inicialet S.M ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me thikë në dy pjesë të trupit dhe ndodhet në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e autorit.
Komento
Komente












