Në pranga dy ish-drejtorë të
Ministrisë së Punës, 2 në kërkim

Në pranga dy ish-drejtorë të<br />Ministrisë së Punës, 2 në kërkim
TIRANË - Dy ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë ndaluar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Policisë së Shtetit.

Të arrestuar sipas policisë janë, “Ilir Ibrahimi, i biri i Faikut dhe i Fillores i ditëlindjes 25 shkurt 1968 lindur në Permet dhe banues në Tiranë apartamenti Nr. 13, hyrja Nr.1, i ndaluar nga policia, shefi financës dhe Besnik Dema, i biri i Ibrahim dhe i Sabiha ditëlindja 3 mars 1962 banues në Tiranë, i ndaluar, ish-sekretari i Përgjithshëm”. 

Sipas Policisë së Tiranës, në kërkim janë, “Kleves Bitro, i biri i Simonit dhe i Nikoletës diëlindja 22 dhjetor 1976 lindur në Korçë dhe banues në Tiranë rr. Sadik Petrela, pallat Nr. 1 i shpallur në kërkim, ish-Drejtori i kabinetit.

Murat Mehmeti i biri i Arif dhe i Shkurtes i ditëlindjes 1 mars 1964 banues Tiranë i shpallur në kërkim.

Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim akuzohen se, kanë shpërdoruar fonde të shumta për shpërdorime në vlerën e 20 milionë lekëve për reklama dhe spote publicitare.

Raporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në MPÇSSHB
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një audit në zyrat e MPÇSSHB me objekt: “Mbi përdorimin e shpenzimeve buxhetore për spotet publicitare, ngjarje kulturore, artistike e sociale dhe festa e ngjarje të tjera solemne e protokollare me porosi të qeverisë, për periudhën 1/1/2007 deri me 31/12/2011” dhe masat për përmirësimin e gjendjes, janë miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 72, date 16/05/2012. Pas këtyre rezultateve veç të tjerash KLSH propozoi ndjekje penale për disa persona.
 
KALLËZIM PENAL
(Në foto: Murat Mehmeti, i shpallur në kërkim)
Në vlerësimin e veprimtamurat mehmeti me logorisë së subjektit të kontrolluar (MPÇSSHB), nga grupi i audituesve janë evidentuar elementë të veprave penale, për të cilat të bëhet kallëzim penal, për:
1. Z. ………. anëtar komisioni dhe personi direkt përgjegjës, për:
- veprimet e njëanshme të kryera në pagesën e operatorit privat M……………… në vlerën 19,800,000 lekë me një dëm ekonomik në vlerë prej 9,237,863 lekë;
- mos dokumentim të pagesave të kryera sipas kërkesave ligjore në fuqi;
- mos zbatimin e proceduarve ligjore dhe mos përbushjes së detyrimit ligjor për të kryer një konkurrim transparent e të rregullt;
- mungesë të kontrollit të ofertave dhe mos zbatimit të akteve ligjore;
- mungesë vlerësimi të detyrës si kryetar dhe anëtar i komisionit të vlerësimit dhe i caktuar për zbatimin e procedurave.
2. z. ……………. anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave.
3. z. ……… anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave.
4. z. …………….. anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave.
5. z. ……………. anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave.
6. z…………. anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave.
7. z……………… anëtar i komisionit i përgatitjes dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave, për:
- veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi nga dy komisionet (komisioni i përgatitjes së dokumenteve dhe përzgjedhjes së procedurave), duke mos administruar dokumentacion të rregullt dhe kryer veprime klasifikimi në mënyrë formale, pa dokumente të rregullta dhe pa konkurrencë.
- Marrjen e vendimeve mbështetur në dokumentacion të parregullt (oferta të pavlefshme) dhe kryerjen e veprimeve të nënshkrimit të dokumenteve në mënyrë formale, duke i sjell buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën 9,237,863 lekë, vlerë e përfituar padrejtësisht nga s………….
- Mos ndjekjen dhe mos zbatimin e procedurave të rregullta ligjore për fondet buxhetore të vënë në dispozicion në vlerën 19,800,000 lekë.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik