Kur tashmë përgatitjet për sfidat e fundit për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës kanë filluar, te kuqezinjtë ka pasur një ndryshim. Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares duke filluar nga nesër.
Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.
Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin.