‘Zoti është i madh’, Stresi reagon për herë të parë pas fitores së “BBVK”: Fitore e madhe, u munduan të më mposhtnin, po i përcolla

‘Zoti është i madh’, Stresi reagon për herë të parë pas fitores së “BBVK”: Fitore e madhe, u munduan të më mposhtnin, po i përcolla

Stresi

Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ku fitoi plot 160 mijë euro.

Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.

Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën