Romanca që lindi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mes këngëtarit të njohur Getinjo dhe Vivien Thano, u përfol si një lidhje që nuk do të zgjasë shumë dhe kështu ka ndodhur pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë.
Ndërsa secili tha fjalët e tij të fundit për lidhjen e komentuar shumë në rrjet, Vivien Thano bëri ‘lëmsh’ rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varuar nga kumari dhe bixhozi.
Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes.
Pas përplasjeve të tyre virtuale, së fundmi Vivien duket se e ka thumbuar sërish ish-partnerin.
Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram një post ku shkruan “Zoti më shpëtoi, sërish”. Gjë që ndjekësit e kanë marrë si referencë për ndarjen e saj nga reperi.