Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa fakte sipas tij dhe argumente që dëshmojnë se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjeve mes alternativave. Meta thekson se në këtë mënyrë është shkelur dhunshëm demokracia, kushtetuta dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Meta nënvizon se nuk do të ketë kurrë më votime moniste në Shqipëri. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nxjerrë 10 fakte dhe argumente për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

‘Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.’- shkruan Meta.

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.