TIRANE- Mbasditja e së mërkurës ka shënuar çeljen e ekspozitës “Lin Delija mes sakrales dhe profanes”. Pikturat dhe vizatimet e artistit modern janë rikthyer në atdhe për t’u ekspozuar për publikun shqiptar. Ekspozita e hapur në tri salla të Galerinë Kombëtare të Arteve përkojnë me tre gjendje të pikturave dhe të vet artistit Lin Delisë. Në hapësirën e parë publiku mund të shijoj gjestin piktural që endet në vajtje-ardhjen e një kërkimi kompleks të dyzuar në njohjen e vetvetes dhe kërkimin e rrënjëve shpirtërore.
Hapësira e dytë ndjek rrugëtimin e dhimbshëm të Imago Dei-t. Martirët e lirisë, të vrarët për shkak të besimit.
Hapësira e tretë pulson përmes shenjtërisë të së bukurës dhe falë saj të zbulimit të njeriut. Ky kërkim i përhershëm, zanafillor dhe strukturor, thellon në të njëjtën kohë misterin e papërkufizueshëm të jetës, të qenies dhe Zotit.
Ekspozita e kuruar nga arkitekti Gjon Radovani zhvillohet në kuadër të aktiviteteve kulturore, që po organizohen në pritje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Piktori Lin Delija, i arratisur nga Shqipëria në valën e persekutimeve të diktaturës, të gjithë jetën e jetoi dhe krijoi në Antrodoko, pranë Romës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO