Rama në Bruksel për negociatat! Hahn: Përmbushët detyrimet! Nëse nuk hapen, s'është dështimi juaj!

BRUKSEL- Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Pas takimit dje me Donald Tusk, sot Rama është takuar me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn dhe zyrtaren për politikë të jashtme, Federika Mogerini për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian.

Kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi pritet që Këshilli Evropian të vendosë nëse do t’i hapen negociatat vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, Rama pati takim edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare të Këshillit Europian pritet që të mblidhen në Bruksel për të vendosur lidhur me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më herët, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE, nuk arritën një marrëveshje për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hezitimit të Francës për të dhënë dakortësinë. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, ja kaluar këtë vendimmarrje kryetarëve të vendeve anëtare, që  mblidhen në Samit sot dhe nesër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Aleksis Tsipras apel BE-së: Dështimi i negociatave destabilizon Ballkanin


Ish-kryeministri Aleksis Tsipras, mori pjesë në Samitin përgatitor të Socialistëve Evropianë  si vëzhgues në Bruksel.

Tsiprasi është përqëndruar edhe tek hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Tsipras ka  theksuar se “dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”. 

Në këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë duhet t’iu jepet drita jeshile në mënyrë që të shmangen nacionalizmat ne Ballkanin Perëndimor.

Ora 15:43
Rama vijon lobimin për negociatat, zbulon çfarë u diskutua me kryeministrat socialistë


Edi Rama pas takimit me kryeministrat europianë të PSE (socialistët europianë) dhe komisionerëve shprehet se u diskutua një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian për cështjen e negociatave.

"Sëbashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian" shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ora 15:12
Në pritje të 'PO-së' për negociatat nga KE-ja, Rama shfaqet mes liderëve të lartë në Bruksel

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Partive Socialiste Europiane dhe me figura të tjera të rëndësishme të BE-së. Në takim janë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Ora 12:26
Hahn: Shqipëria i përmbushi detyrimet, nëse negociatat nuk hapen s'është dështimi juaj (VIDEO)

Eurokomisioneri Johannes Hahn thotë se edhe në rast se nuk merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave, kjo nuk ka të bëjë aspak me mangësi në plotësimin e kritereve nga Shqipëria, por me një reformim të brendshëm të vetë unionit. Në një prononcim për mediat krah kryeministrit shqiptar, nga Brukseli, Johannes Hahn u shpreh: 

"Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, që të nisin negociatat. Nëse nuk ndodh sot, sepse është agjenda e Këshillit Europian, nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë. Do doja vetëm të inkurajoja qeverinë të vazhdojë me reformat që po zhvillojnë, sepse është në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet për të na kënaqur ne. Përsa i përket Komisionit Europian, ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta, për të përmirësuar kushtet e jetesës në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka dhe shpresoj që sapo të zgjidhen problemet e brendshme të BE-së, të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi anëtarësimin e rajonit".

Për kryeministrin Edi Rama deklarata e Hahn është mëse e qartë dhe tregon atë se çfarë po ndodh me diskutimet brenda vendeve anëtare të BE-së ky mjafton që vetëm një shtet të ndajë qëndrim kundër zgjerimit, dhe hapja e negociatave do të shtyhet për Shqipërinë. 

"Zoti Hahn e shprehu fare qartë. Ne  e kemi bërë atë që na është kërkuar. Po përtej faktit që çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë, jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre, pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të të gjithë familjes ndaj këtij procesi. Kjo do të thotë që, nga njëra anë, ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër ta vazhdojmë procesin e reformës, sepse, siç e tha dhe Komisioneri, nuk i bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi, apo Berlini, por i bëjmë sepse na i kërkon nevoja që t’u lemë fëmijëve tanë një Shqipëri europiane, me institucione demokratike, me një shtet institucional të së drejtës dhe një ekonomi me standarde të Bashkimit Europian", tha Rama.

Ora 12:09
Kryeministri Edi Rama takon në Bruksel Federica Mogherinin (VIDEO)

Kryeminsitri Edi Rama është takuar në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE, Federica Mogherinin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 17/10/2019 22:31

    Ehe ngelem prap kjo eshte e vertete cfare detyrash mbruam a po se mijera motra e vellezer Shqipetare miren rrugat e Europes per te kerkuar azil nga halli kur nuk ke shprese ne shtepine tende

    Përgjigju
  • Ilo: 17/10/2019 20:45

    Be eshte kthyer ne nje tavolino Kumari Ku sejcili vend paguan shumen per te mbajtur kazinone dhe pastaj loja zhvillohet kush ja fut me shume njeri tjetri, francezet dhe gayt holandez duke ditur qe shqiptaret dhe ballkanasit ne pergjithesi dine qe luajne mire kane frike se humbin pasurine e tyre prandaj nuk na pranojne dhe na mbajne te dera qe te bejme badigardin e tyre me emigrantet arabe e afrikane.

    Përgjigju
  • O tej: 17/10/2019 16:51

    Europi kurve

    Përgjigju
  • Prifti Lushnjes: 17/10/2019 16:48

    Nuk ka nevoje të hyjme në BE. Eshte nje pseudoestizë. BE-ja I do njerezit ti beje skllever.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 17/10/2019 15:58

    Dikush duhet ti kujtoj zotit rama se ne rast dështimi jepet dorëheqje.Shqiptarja.com më në fund duhet të filloj nga kritikat për ramën.Nuk jemi dakort të iki rama të na kthehet saliu ,,por ka mënyra të tjera.Rama po akuzohet cdo dit e me shum per korrupsion.Keto akuza në kombinim me nji pergjigje negative nga BE shtojn dyshimet.Te shkoj para drejtesis të provoj pafajësin.

    Përgjigju
    • Drejtesia nuk vjen: 17/10/2019 21:45

      Pa Ikur KLD-ja Sales or taj. Vettingun e ben Rama

  • YYY: 17/10/2019 13:56

    Nese nuk celen negociatat, dhe keshtu duket se do te ndodhe, duhet menjehere te nderpritet demagogjia e mashtrimi i popullit per integrimin ne BE. Shqiptaret s'mund te jene me breza peng i nje projekti utopik i cili ka manipuluar enderrat e deshirat e njerezve. Merrni guximin duke ju pergjigjur kesaj situate me ndryshime rrenjesore ne politiken e jashteme. Shqiperia ka nevoje per shtetare te guximshem e vizionare, jo predikues e servil te neveritshem.

    Përgjigju
  • Xxx: 17/10/2019 12:06

    Kethehu ne atdhe dhe ti per cfare dreqin po ju lutesh akoma se na kane bere lecke ata kopila....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën