Hahn: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet besimi tek BE! Zaev: Anëtarësimi ynë ndihmon dialogun Kosovë-Serbi

Hahn: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet besimi tek BE! Zaev: Anëtarësimi ynë ndihmon dialogun Kosovë-Serbi

Zoran Zaev dhe Johanes Hahn

SHKUP- Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev se nëse nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të rrezikohet besueshmëria e Bashkimit Europian. Ai tha se është optimist se vendet vendimmarrëse do të japin një dritë jeshile.

"Ne nuk po flasim për nisje të menjëhershme të negociatave me këto dy vende. Tashmë Këshilli Europian ka arritur të mbledhë në takimet liderët përkatës dhe mund të arrijë në bindjen e skeptikëve. Maqedonia e Veriut mund të bëhet një anëtare e mirë e BE dhe kjo do të ishte një gjë e mirë edhe për zgjerimin e BE. Ne nuk mund të humbim mundësinë. Ne duhet t'i kërkojmë liderëve tanë të japin dritën jeshile. Ne duhet të punojmë sepse askush nuk është perfekt. Duhet të bisedojmë për të ardhmen e BE. Një frenim i zgjerimit të BE do rrezikonte besueshmërinë e këtij bashkimi shtetesh. Jam optimist që do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave", tha Hahn.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ishte i prerë në kërkesën e tij, ku u zotua se vendi që drejton synon të anëtarësohet me çdo kusht në BE.

Ai tha se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

 “Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj. Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimisht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni. Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë. Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”, apeloi Zoran Zaev.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit