Erion Braçe thotë se pas protestës qëndrojnë influenca të huaja, edhe armiqësore me Shqipërinë, që synojnë destabilizimin e vendit. Në një intervistë për Report Tv, Braçe tha se asnjëherë nuk ka hasur një reagim kaq të madh në rrjetet sociale për protestën, duke thënë se vetëm në 29 ditë në rrjetin e tij social Instagram ka bllokuar 29 mijë adresa fake, të cilët i komentonin.
“Atje ka ndërhyrje të huaja. Po destabilzimi i Shqipërisë nuk është i një fshati, është shumë më gjerë. Është vend i NATO, po shkon drejt BE. Ballkani i destabilizuar është element kyç i politikave të vendeve jo miqësore me Shqipërinë. Atje kanë axhenda që s’kanë organizuar protestën, por kanë interferuar. Nuk kam hasur reagim të tillë në rrjetet sociale si kësaj radhe. Mund të kem bllokuar për 29 ditë adresa me zero foto. Hyjnë atje bëjnë një koment, jam munduar të ndërtoj një marrëdhënie me ata që komentojnë. Nuk kthejnë më përgjigje askush, zero postime, emra të çuditshëm. 11 mijë kam bërë unë bllok për 29 ditë. Futen thonë Braçe dil në protestë, i kthej unë përgjigje dhe ikën zhduket. Si kësaj radhe kaq masive me profile të tilla, fals, vetëm gjenerohen nga motorë, nuk kam hasur asnjëherë. Ka interferenca shumë të qarta. Ju ishit të vetmit që puna e komisionit të posaçëm për dezinformimin e huaj i ka thënë hapësirë ky komision. Këtu bëj përgjegjëse qeverinë, nuk ka zbatuar asgjë nga udhërrëfyese që bënte efektive strategjinë e miratuar një vit më parë. Ne nuk ishim jashtë dijenisë, Iranin e kemi patur aty, Rusinë, Korenë. Nëse qeveria duhet të bëjë diçka është të qeverisë vendin”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Planet që fshihen pas protestës/ Braçe për Report Tv: Na kthejnë në epokën e gurit! Qeveria legjitime, jo kufizim mandatit të kryeministrit











