Në Kuvendin e Shqipërisë, është hedhur në tavolinë një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon tu japë më shumë mundësi dënimeve alternative dhe përdorimit të “burgjeve të hapura”.
Ky regjim, aplikohet aktualisht kur të dënuarve ju ka ngelur 6 muaj dënim për tu kryer, me kusht që ata të kenë një kontratë pune. Ky sistem me qëllime rehabilitimi e detyron të dënuarin, që ditën të punojë e në darkë të vijë të flejë në burg.
Sipas të dhënave, rezulton që kjo formë të jetë aplikuar shumë pak, çfarë ka bërë që burgjet të jenë të mbipopulluara. Ndaj, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, ka propozuar ndryshime ligjore, të cilat, lejojnë që kjo e drejtë të mos jetë vetëm për ata të dënuar me më pak se 6 muaj burg, por ta kenë edhe ata që kanë dënime deri në 2 vjet e 6 muaj.
“Institucioni i hapur është institucioni ne te cilin, i dënuari kryen dënimin me mbikëqyrje me perimetër sigurie minimal dhe nuk mbyllet ne qelitë e burgut,”-thuhet në dokument.
Propozuesi Nasip Naço, po ashtu ka propozuar ndryshime ligjore që rregullojnë formën se si shpërndahen të burgosurit, sipas rrezikshmërisë së tyre, dhe viteve të dënimit.
Kështu, nëse ky draft do të miratohet, ata që dënohen 5 vjet, do të qëndrojnë në burgje të sigurisë së zakonshme.
Përjashtimisht nga parashikimet e mësipërme Komisioni i Vlerësimit te Rrezikshmërisë se te Dënuarve vendos kalimin e te dënuarve nga një institucion i sigurisë se larte ne një institucion te sigurisë se zakonshme me kërkesë te drejtorit te institucionit, te dënuarit ose te përfaqësuesit te tij 1igjor ku ekzekutohet vendimi ndaj te dënuarit, ne rast se i dënuari ka kryer jo me pak se 2/3 e dënimit.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.4%
-
Mjaftueshëm
29.5%
-
S'kam mendim
7.1%
Vota total: 1397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor 2024, 21:06
-
Gazetarja: Si torturoheshin dhe groposeshin të gjallë të burgosurit në regjimin e Assad në Siri
12 Dhjetor 2024, 14:54
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor 2024, 15:39
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor 2024, 09:49
-
Identifikohet i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
3 Dhjetor 2024, 11:00
-
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
3 Dhjetor 2024, 07:23
Në Zvicër ky sistem është normal por në kushtet e Shqipërisë së korruptuar nuk e besoj që do të funksionoj....
PërgjigjuDiten ne pune,naten ne burg dhe ne midis,ne drejtim te paditur!!
Përgjigju