Berati ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe shtrihet në të dy brigjet e lumit Osum, nën hijen e kodrës së kalasë dhe të maleve përreth. Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga 'qyteti i një mbi një dritareve' i cili është mbushur nga turistë të huaj.

“Mirëmëngjes dhe nga Berati, ku turistë nga vende të ndryshme po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit të një mbi një dritareve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Historia e Beratit është ndër më të vjetrat në vend, me gjurmë që datojnë që nga antikiteti. Kalaja e Beratit, ndërtuar mbi një kodër shkëmbore në shekullin XIII, është një nga fortesat më të mëdha dhe të ruajtura në Shqipëri.

Brenda saj ndodhen kisha bizantine, shtëpi banimi, rrugë të ngushta kalldrëmi dhe i mirënjohuri Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”, që përmban vepra të mjeshtrave më të njohur të ikonografisë shqiptare.

Karakteristikat që e veçojnë Beratin janë ruajtja e stilit të arkitekturës tradicionale, trashëgimia ndërfetare dhe vlerat artistike që përcillen brez pas brezi.

Në të njëjtën hapësirë gjeografike, vizitorët mund të shohin Katedralen e Shën Mërisë, Xhaminë e Mbretit, Xhaminë e Plumbit, Teqenë e Helvetive dhe kishat e lagjes Gorica, duke dëshmuar për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare ndër shekuj.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?